LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pjesë nga ditari i Ilir Metës/Petrit Vasili spiunoi për drogën në Skrapar

21 Prill 2017, 17:28, Aktualitet CNA

Mos më dol po të them! Lere se jam bërë tym. Më fole edhe njëherë të bëra rezil fare, nuk të flas më me shkrim. Ty po të them. Le që kot që po të them, se ti s’ke faj. Ti një copë bllok je. Të bërtita kot. Më fal! E ta dish ti ç’më ndodhi o ditar. Petja kishte llapur. E kishin dëgjuar, e na bënë gjëmën. Petja pra, Petriti. Petrit Vasili pra. Ai që mbaj unë me vete. Dmth ai që më mban mua kudo ku shkon me vete. Nuk më lë pa përmendur. Kishte llapur gjytyrymi. Kishte shkuar para ca ditësh në Skrapar dhe ishte bërë thumb me të pirë raki.

Ai nuk e mban dot rakinë fare. Më shumë raki pi Moni im, se Petja. E kishin dehur në Skrapar.

Iahte shtruar siç shtrohemi ne vënçe kur vemi në bazë. “A piftë këmbët”, ishallah që na mori në qafë. A ç’më bërë mor mos të bëfsha ministër herë tjetër.

I kishin dhënë për të pirë ca socialistë në Skrapar. Se atje nuk i kemi të gjithë tanët neve. Ka edhe disa që nuk më duan. Nuk e kuptoj përse nuk më duan, por nejse. Koha do e tregojë me qetësi dhe dashuri, që ata gabojnë. Në bisedë me ta, Petja kishte marrë vesh që në një fshat aty afër ishte një depo. Shkojmë e shikojmë njëherë, ju kishte thënë Petja im atyre fshatarëve, se mos bën për të futur zagarët unë kur dal për gjah.

U çuan fshatarët, ata socialistët dhe pas tyre Petja. Ata para, ky pas, nuk ju ndahej. Kir arritën te depua, ata u zhdukën. Sikur i përpinë kanionet. Kthen kokën Petja mos i gjente, hiç.

Kishin ikur. Shkon Petriti i pirë ashtu siç ishte drejt dritares së depos. Shikon bremda. Kur ç’të shikojë. Disa mullar të gjelbër. Ç’është gjithë ky bar këtu?!, thërriti. E mos të ta zgjas o ditar.vasili meta 2

Ishte hashash. Kur e mori vesh ai Petriti që ishte hashash, i kishte dalë rakia dhe e kishte zënë bari. Çohet Petriti dhe kthehet në fshat. Rrugës takon një polic. Aaaa mos e gjetsha atë zagar, se na bëri gjëmën. Ja kis
hte thënë ky hajvani ynë që në një magazinë kishte parë hashash.

Polici aq donte. Lajmëroi këtu në Tiranë atë Saimir Tahirin, që s’dua ta shikoj me sy, siç nuk do të me shikojë mua edhe ai me syze.

Saimiri si inatçi ndaj meje që është, nxorri kunjin që e hoqa unë nga. Ministër i Brendshëm dhe kishte lajmëruar ambasadat e huaja. Ju kishte thënë që Petrit Vasili ka zbuluar drogë, por nuk do që ta tregojë, meqë është në Skrapar. Nëse e merr policia, i bie vlera Ilirit në Skrapar, si mbrojtës i zonës së tij, kishte thënë Saimiri. Na kapi gafil. I ka politika këto, o ditar.

Më merr Edi palla mua në telefon dhe më thotë; ” Like ça bo, si t’ka vllai tyna. Mir je?”

Sa e dëgjova që fliste tironçe, e kuptova që diçka e keqe për mua kishte ndodhur, se po fliste gjithë mendjemadhësi. “Shiko, kena zbulu hashash në Skrapar. E ka zbuluar Vasili yt. Di gjo tina mer Like?”, më tha palloshi.

“Ma ka me të futut pyetjen ky”, mendova. Po po-i thashë, e di se ma tha Petrit Vasili në telefon. Çfarë t’i thosha. T’i thosha
që s’di gjë, do thohte; Po ty nuk t’i thonë gjerat ata të partisë tënde?

E kështu o ditar. Çuan policinë dhe e morën drogën. E morën për veten e tyre, e di unë atë punë. Do e shesin ata të partisë së tyre dhe me të do blejnë vota.

A ç’më bërë or Petrit, o t’u bëftë majasëlli ishallah. Me atë gojë çorap që hape, iu dhe qindra vota socialsitëve. Po pse mor hajvan!

Në mos më ardhtë Petriti o ditar, se ja tregoj unë. Është i mirë dreqi e kam besnik, por me këtë që ka bërë, e ka menderosur. Ka ngelur në Skrapar dhe nuk vjen dot, se e kishte zënë hashashi, kur po flinte te magazinë dhe kushedi kur i del drogimi tani.

Ika tani se do vijë Petriti të bëjë dorëzimin e çantës me para.

Lë që ç’shkruaj edhe unë, më është bërë huq të shkruaj që do vijë Petriti.

Ai  kushedi kur vjen tani. A në ardhttë, pa ja tregon Moni im atij.

( Botuar në gazetën “Intervista”. Ditari është zbuluar nga gazetari satirik Helidon Tahiraj)

Lajmet e fundit nga