LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parandalohet krimi në Malësinë e Madhe/Qëllon me pushkë drejt të resë, por ...!

21 Prill 2017, 09:09, Aktualitet CNA

Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në Malësinë e Madhe, duke arrestuar një person.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se pas një konflikti të ndodhur në fshatin Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe, ndërmjet shtetases M. J, 26 vjeçe, dhe shtetasit Alfred Jakaj, për motive pronësie, ky i fundit ka qëlluar tre herë në ajër me armë zjarri duke e kanosur për jetën shtetasen në fjalë.

Nga ana shërbimeve policore në mënyrë të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti është shkuar në vendngjarje dhe pasi janë vënë në ndjekje të shtetasit të dyshuar Alfred Jakaj, është arritur që të kapet në flagrancë, bashkë me armën e krimit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Alfred Jakaj, 35 vjeç, banues në Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe. Gjithashtu u bë sekuestrimi në cilësinë provës materiale i armës së zjarrit të tipit Pushkë gjysmë automatike.

Materialet e përgatitura për këtë hetim iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ?Kanosja?, ?Prishja e qetësisë? publike? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?./CityNews

Lajmet e fundit nga