LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu: Zbusim boshllëkun e krijuar nga politika e vjetër për mjekët specialistë

21 Prill 2017, 13:15, Aktualitet CNA

?Duke filluar nga viti i ardhshëm, do të rikthehen mjekët specialistë në të gjithë vendin, aty ku nevojat janë më akute, pasi përfundojnë studimet 314 specializantët e parë në disa shërbime si Urgjenca, Kardiologjia, Neurologjia, etj?.

Deklarata u bë sot (e premte) nga znj. Ogerta Manastirliu, ministër i Shëndetësisë, gjatë çeljes së punimeve të Konferencës Kombëtare të Shkencave Mjekësore në Tiranë.

?Ne sot, mund të flasim për fryte të një politike të drejtë, pas hapjes së specializimeve për të gjitha fushat e mjekësisë, ku tashmë po studiojnë rreth 600 specializantë. Ju jeni dëshmitarë të nisjes së këtij procesi, falë të cilit shumë shpejt, duke filluar nga viti I ardhshëm, do të kemi 314 specializantët e parë në disa shërbime ku nevojat janë akute, në të gjithë vendin. Duke filluar nga viti 2018, do të kemi 12 pediatër të rinj, 9 onkologë, 12 mjekë urgjence, 18 obsetër gjinekologë, 8 neurologë, 14 kirurgë të përgjithshëm, 18 kardiologë, 14 anestezistë, që do të zbusin boshllëkun e krijuar nga politika e vjetër?, u shpreh znj. Manastirliu.

Konferencën e përshëndeti edhe znj. Lindita Nikolla, ministër i Arsimit si dhe deputetja e Bundestagut gjerman, znj. Iris Eberl.

Në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore merrnin pjesë rreth 3 mijë profesionstë të shëndetësisë dhe rreth 220 lektorëve nga Shqipëria, Rajoni, si dhe universitete të njohura në Evropë.

Kjo konferencë shkencore realizohet për të katërtin vit radhazi dhe është bërë tashmë një traditë dhe pikë bashkimi e profesionistëve të shkencave mjekësore nga Shqipëria dhe i gjithë rajoni.

Më poshtë gjeni fjalën e plotë të znj. Ogerta Manastirliu, ministër i Shëndetësisë

 

Pjesëmarrja në konferenca të kësaj rëndësie, me më shumë se 3 mijë profesionistë dhe 220 lektorë nga Shqipëria, Rajoni, dhe universitete të njohura europiane, është dëshmia për rëndësinë që kanë organizime si ky, në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore. Janë vendi ideal ku eksperiencat e ndryshme bëhen bashkë dhe vihen në funksion të përmirësimit të praktikave klinike por dhe vetë cilësisë së shërbimit shëndetësor.

Në të njëjtën kohë, duke qenë e vetëdijshme për peshën që ka kjo traditë e nisur në orientimin e profesionistëve të rinj në fushën e shëndetit, do të doja t?ju inkurajoja që ta konsolidoni edhe më tej.

Qeveria shqiptare, gjatë mandatit tonë të parë qeverisës nisi rrugëtimin e vështirë të reformave në sektorin e shëndetësisë. Një proces sfidues dhe në të njëjtën kohë shpresdhënës, po të kemi parasysh ato që kemi arritur të realizojmë në hapsirën e katër viteve.

-Shërbimi falas të mjekut të familjes për të gjithë popullatën u përfshi për herë të parë në kujdesin shëndetësor publik.

-600 mijë qytetarë të pasiguruar përfitojnë sot falas shërbimet shëndetësore ashtu sikurse dhe barnat e rimbursueshme;

– 170.00 persona me aftësi të kufizuar i marrin sot barnat me rimbursim të plotë, ndërkohë që më parë përfitonin vetëm rimbursim të pjesshëm.

-Nëpërmjet uljes së tarifave të shërbimit parësor dhe spitalor ne bëmë të mundur zgjerimin e eksesit të qytetarëve në kujdesin shëndetësor.

-Programi i kujdesit bazë mjekësor, papagesë, për të gjithë personat nga 35 deri në 70 vjeç në të gjithë territorin e Shqipërisë është një nga programet që fuqizon mjekun e familjes dhe shërbimin parësor duke i ofruar popullatës në këtë grupmoshë vlerësim periodik, vjetor të shëndetit parandalim nëpërmjet diagnostikimit të hershëm dhe të dhëna indikative mbi grupsëmundjet.

Të nderuar mjekë dhe profesionistë të shëndetit,

Shumë prej jush, jeni dëshmitarë të një transformimi rrënjësor të kirurgjisë nëpërmjet instrumentave kirurgjikal, në programin e integruar të sterilizimit dhe instrumentave të rinj. Ky transformim, jo vetëm ju ka krijuar kushte të punës mjekëve, të ngjashme me ato të kolegëve tuaj europianë, por mbi të gjitha ka përcjellë indikacione për ulje të ndjeshme të infeksioneve spitalore. Brenda vitit ky shërbim do të shtrihet në të gjitha spitalet e vendit.

Ndryshime rrënjësore kemi bërë dhe sa i përket hemodializës. I kemi dhënë fund një herë e mirë kalvarit të mundimeve për këta pacientë, duke u afruar shërbimin pranë vendit ku banojnë dhe kemi hapur qendra dialize moderne në pesë spitale të vendit.

Shumë shpejt në saj të ndërveprimit publik-privat, do të kemi në funksion një sistem të ri laboratorësh. Efekti do të ndihet shpejt në minimizimin e problematikave që ka ndeshur sistemi i laboratorëve deri më sot.

– Në kantierin e shëndetësisë që hapëm në fillim të mandatit tonë, kemi financuar 3.7 miliardë lekë në funksion të fuqizimit dhe modernizimit të sistemin të Kujdesit Spitalor shëndetësor si dhe 1.2 miliardë lekë për Kujdesin Parësor.

– Në Qendrën spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, institucionin spitalor më të madh në vend, të cilin pata nderin të drejtoj për një pjesë të madhe të këtij mandati, realizuam për herë të parë shërbimin e urgjencës mjekësore 24/7 për sëmundjet kardiake si dhe ato vaskulare-cerebrale.

Jo vetëm kaq, po këtë vit hapim kantierin e QSUT-së me projekte tashmë gati për të filluar, të spitalit të ri të sëmundjeve interne dhe vijimit të spitalit kirurgjikal. Po ashtu, përfundojmë projektin, për ta rinisur shumë shpejt, të spitalit të Pediatrisë, nëpërmjet mbështetjes së Bankës Botërore me projektin e përmirësimit të shërbimeve shëndetësore.

– Ofrojmë programin e 10 Paketa Shëndetësore FALAS dhe nëpërmjet spitaleve jopublike me financim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në shërbimet bazë të kardiokirurgjisë, të kardiologjisë, të nefrologjisë dhe të implantit koklear.

Përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 1050 pacientë që kryejnë dializën; mbi 6000 pacientë të tjerë kanë përfituar deri tani ndërhyrje falas të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në spitale jopublike, 31 pacientë kryen transplante të veshkave në spitalet private, tërësisht me financim publik.

E them me bindje se shumë prej këtyre programeve nuk do të kishim mundur t?i realizonim, nëse nuk do të kishim shtuar buxhetin e shëndetësisë, i cili këtë vit është më i madhi i këtyre 25 viteve dhe për herë të parë ai ka arritur 3% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

Gjithë sa përmenda, nuk do të kishin pasur asnjë vlerë pa burimet njerëzore. Pa stafin tonë profesionist për të cilët shpreh vetëm mirënjohje dhe respekt për punën që bëjnë çdo ditë për shëndetin e pacientëve.

Mendoj se nuk ka vend më të përshtatshëm se kjo konferencë për t?ju falënderuar dhe mbështetur për punën tuaj heroike.

Të nderuar,

Ky është vendi për të theksuar fort një temë e cila ka interes të veçantë, jo vetëm për ju si profesionistë të shëndetit, për ofruesit e shëndetit, por dhe për ne si politikbërës: Specializimet në Mjekësi.

Pasojat e një vendimi absurd dhe një politike në fakt pa vizion, që bllokoi për vite me radhë specializimet e mjekëve, ne i ndjejmë dhe sot e kësaj dite, në formën e mungesave të specialistëve në shumë qytete të vendit.

Jemi të bindur se morëm vendimin e duhur pas hapjes së specializimeve për të gjitha fushat e mjekësisë, ku tashmë po studiojnë rreth 600 specializantë. Frytet do t?i shohim të gjithë nga viti i ardhshëm. 314 specializantët e parë do të punojnë në disa shërbime ku nevojat janë akute në të gjithë vendin. Duke filluar nga viti 2018, do të kemi 12 pediatër të rinj, 9 onkologë, 12 mjekë urgjence, 18 obsetër gjinekologë, 8 neurologë, 14 kirurgë të përgjithshëm, 18 kardiologë, 14 anestezistë, të cilët do të zënë një pjesë të atij boshllëku të krijuar nga vendime absurde.

Të gjithë e dimë që, fenomeni i mungesës së mjekëve nuk është i pranishëm vetëm në Shqipëri. Largimi i trurit të mes profesionistëve të shëndetit ndodh kudo, edhe në Perëndim. Për këtë arsye, po bëjmë përpjekjet për të ndërtuar politika stimuluese për trupën mjekësore. Janë 20.000 mjekë e infermierë në sistemin shëndetësor që përfitojnë rritje 10% të pagës, më shumë e cila është më e madhja në këto 25 vite. Jo vetëm kaq.

Ne kemi rritur ndjeshëm pagesën për vështirësi në punë, për mjekët që punojnë në shërbimin e urgjencës dhe të reanimacionit, si dhe për infermierët dhe laborantët po në këto shërbime. Ndërkohë, pagesa për ata që kryejnë shërbimin roje është dyfishuar.

Për të zbutur problemin e mungesës së mjekëve në spitalet Rajonale ne kemi integruar stimulin prej 10 mijë lekësh në ditë për mjekët që shkojnë nga spitalet Universitare në spitalet Rajonale për të ofruar konsulta, apo ndërhyrjet kirurgjikale, po ashtu dhe nga 50 mijë lekë në ditë, për mjekët të cilët shkojnë nga spitalet Rajonale në spitalet Rajonale.

Ju padyshim meritoni më shumë. Po çfarë po bëjmë është një hap domethënës në funksion të rimodelimit të skemës së kompensimeve financiare për profesionistët e shëndetit.

Natyrisht, të gjitha sa përmenda më lart, nuk do doja të thoja se kemi shteruar gjithë potencialet tona, as edhe që kemi realizuar gjithçka. Përkundrazi. Ende mbeten shumë probleme dhe punë për t?u bërë. Por punët që kemi kryer janë prova e vullnetit të kësaj Qeverie për ta transformuar rrënjësisht shërbimin shëndetësor në Shqipëri.

Kemi ende shumë për të bërë sa i përket infrastrukturës spitalore por edhe më shumë për të bërë sa i përket kujdesit parësor, një shërbim shumë i rëndësishëm që do të ketë vëmendje të veçantë gjatë katër viteve të mandatit tjetër qeverisës.

Kemi ende shumë më tepër për të bërë për aksesin por dhe për cilësinë e shërbimit. Por ne besojmë fort se kemi hedhur gurin e themelit për punën të cilën do ta vazhdojmë vendosmërisht në mandatin e ardhshëm.

Duke e mbyllur, dëshiroj t?ju përgëzoj për organizimin kësaj konference shkencore, ku ndarja e përvojave padyshim do të jetë në funksion të rritjes suaj profesionale, por edhe të zhvillimit të mjekësisë në vendin tonë. Faleminderit!/CityNews

Lajmet e fundit nga