LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilltari i Ilir Metës zbulon skenarin/Basha futet në zgjedhje nëse ...!

21 Prill 2017, 21:56, Aktualitet CNA

Analisti Lorenc Vangjeli, njëherësh këshilltar i kreut të LSI-së, Ilir Meta, ka folur për krizën politike në emisionin “Zonë e Lirë”, të Arjan Çanit.

Vangjeli ka bërë një parashikim për fatin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Ai ka thënë se PD do të futet në zgjedhje, nëse LSI ndahet nga PS.

?Kjo është një manovër aritmetike. E majta e bashkuar është në shumicë në Shqipëri. Përjashto ?92 të gjitha rezultatet tregojnë se e majta është në shumicë. Gjthë përpjekja e opozitës ishte në këtë gjë, o i ndante këta të dy, i shikonte këta të dy si një shqiponjë. Po të ishte bërë kjo gjë, që Rama dhe Meta të ishin në sherr me njëri-tjetrin, Basha kishte më shumë shanse të hynte në zgjedhje?,- tha Vangjeli.

?Unë besoj që Basha nuk do hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër, pavarësisht asaj që thotë Meta?,- shprehu mendimin e tij edhe kryeredaktori i gazetës Panorama, Robert Rakipllari./CityNews

Lajmet e fundit nga