LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fund tragjik në Krujë/I riu përplaset për vdekje nga motori

21 Prill 2017, 20:51, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari. Ngjarja është shënuar në fshatin Bilaj, rreth orës 22:30.

Viktimë ka mbetur shtetasi Dorian Lata, i cili ka qenë duke ecur në rrugë në momentin kur është përplasur nga një motor.

Pasojat e përplasjes kanë qenë fatale për 14-vjeçarin, i cili nuk mundi t?i mbijetojë aksidentit.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë ndaluar drejtuesin e motorit, shtetasi Pashk Paluka. Pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./CityNews

Lajmet e fundit nga