LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Rama “Erdogani” i Shqipërisë?!/Analistët zbulojnë ëndrrën në "sirtar" të kryeministrit!

21 Prill 2017, 21:03, Aktualitet CNA

Analistët Robert Rakipllari dhe Lorenc Vangjeli kanë komentuar krizën politike në vend, në emisionin ?Zonë e Lirë?.

Dy analistët kanë ?zbuluar? dëshirën e kryeministrit Edi Rama për t?u bërë Erdogani i Shqipërisë. Por, sipas tyre, kjo është e pamundur të ndodhë, pasi Shqipëria është krejt tjetër nga Turqia.

Rakipllari: Edi Rama mund të ketë ëndërr të bëhet si Erdogani, por e ka të pamundur. Shqipëria është një vend kret tjetër nga Turqia, nuk mund të lejohet që këtu të projektohet një Erdogan. Rama sot nuk bën dot 71 vota për të qeverisur vendin. Pa një koalicion ai nuk ec dot. Rama nuk e ka pushtetin vetë, drejtësinë nuk e ka.

Vangjeli: Që Rama të bëhet Erdogan i Shqipërisë duhet dëshira dhe mundësia. Mundësia për të arritur Rama Erdogan është e mundur. E para, që Shqipëria të jetë Azi, duhet të ketë 500 mijë ushtarë, një rritje ekonomike 10-12% në vit, duhet të ketë një strukturë shpirtërore prej sulltani. Ne nuk mund ta ndërtojmë një gjë të tillë. Çdo gjë në Shëipëri kthehet në teatër dhe poezi. Nuk ka asnjë rrezik të tillë. Rama nuk e mendon një gjë të tillë, sepse e di ku është pengesa./CityNews

Lajmet e fundit nga