Connect with Us

Donald Lu takon deputeten Majlinda Bregu

Aktualitet

Donald Lu takon deputeten Majlinda Bregu

Publikuar

-

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, po zhvillon një takim me deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu.

Nuk dihet ende çfarë po diskutohet mes ambasadorit Lu dhe deputetes Bregu.

Ndërkohë, ky takim vjen në një moment, ku vendi ndodhet në krizë të thellë politike dhe palët nuk pranojnë të ulen në tryezë për të diskutuar zgjidhjen e krizës./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sistemet zgjedhore në SHBA/ Nuk ka shenja sulmi kibernetik

Publikuar

-

Nga

Sistemet zgjedhore në SHBA/ Nuk ka shenja sulmi kibernetik

Zyrtarët më të lartë amerikanë të agjencive të zbatimit të ligjit, zyrtarët ushtarakë dhe të shërbimeve të zbulimit po shprehin besim në aftësinë e tyre për të mbrojtur sigurinë e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, pavarësisht provave në rritje se disa vende mbeten të gatshme të ndërhyjnë në këto votime.

Zyrtarët janë përgatitur për sulme ndaj zgjedhjeve për gati katër vjet, që kur bashkësia e shërbimeve amerikane të zbulimit arriti në përfundimin se Rusia kërkoi të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Por, tani që mbeten më pak se 50 ditë derikur votuesit t’u drejtohen qendrave të votimit më 3 nëntor, ata thonë se nuk ka shenja që Rusia ose dikush tjetër po përpiqet të sulmojë sistemet kritike zgjedhore.

“Ne nuk kemi parë sulme kibernetike këtë vit deri më sot në regjistrat e votuesve ose në ndonjë sistem të përfshirë në votimin primar”, tha Drejtori i FBI-së Christopher Wray të mërkurën në një takim virtual të organizuar nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës (CISA).

Dhe pavarësisht përshkrimit të përpjekjeve të FBI-së për të mbrojtur sistemet kritike të SHBA si një “betejë pa mbarim”, zoti Wray tha se duket se masat paraprake të vendosura që nga zgjedhjet e vitit 2016 po japin rezultat.

“Me sa dimë, asnjë qeveri e huaj nuk është përpjekur të ndërhyjë në numërimin e votave në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Duke folur në një konferencë të veçantë virtuale të mërkurën, komandanti i Komandës Kibernetike amerikane gjithashtu u përpoq të siguronte votuesit përpara Ditës së Zgjedhjeve.

“Unë jam shumë i bindur se do të kemi një sukses të jashtëzakonshëm, të vazhdueshëm, bazuar në punën e përbashkët nga të gjitha agjencitë (qeveritare) dhe partnerët tanë”, tha gjenerali Paul Nakasone, i cili është gjithashtu drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.

Këto vlerësime janë në përputhje me vlerësimet e tjera të ofruara nga zyrtarë të lartë amerikanë javët e fundit në lidhje me kërcënimin ndaj zgjedhjeve presidenciale – se megjithëse kundërshtarët e SH.B.A.-së si Kina, Rusia dhe Irani po kërkojnë të ndërhyjnë në zgjedhje, ato përpjekje ende nuk kanë depërtuar sistemet në të cilat vendi do të mbështetet për të kryer votimin.

“Këto do të jenë zgjedhjet më të sigurta në historinë moderne”, tha Drejtori i Agjencisë së Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) Christopher Krebs javën e kaluar, duke përsëritur një frazë që ai e ka përdorur shumë herë që nga korriku.

Si pjesë e përpjekjeve për të siguruar zgjedhjet, qeveria amerikane ka punuar me shtetet amerikane për të rritur numrin e sensorëve që vëzhgojnë për aktivitete të dëmshme kibernetike. Më shumë se 90% e zonave zgjedhore të vendit tani kanë sisteme të krijuara për t’u siguruar se ka një regjistrim në letër për çdo votë të hedhur, vetëm në rast se diçka shkon keq.

Zyrtarët e lartë gjithashtu kanë minimizuar shqetësimet e ngritura nga Presidenti Donald Trump se shtimi i qasjes tek votimi me postë për shkak të pandemisë së koronavirusit mund të çojë në “zgjedhjet më të MANIPULUARA në historinë e vendit tonë”.

LEXO EDHE:  Video/ Basha nxit fermerët e Divjakës të protestojnë në Tiranë

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Majlinda Bregu tregon çfarë përfitojnë konkretisht shqiptarët

“Nuk kemi asnjë informacion ose të dhëna zbulimi se ndonjë aktor i ndonjë shteti që përbën rrezik është duke u përfshirë në ndonjë lloj aktiviteti për të dëmtuar ndonjë pjesë të votimit me postë ose fletëvotimet”, tha një zyrtar i lartë i shërbimeve amerikane të zbulimit muajin e kaluar, ndërsa informoi gazetarët në kushte anonimiteti.



Megjithatë, ndërsa zyrtarët amerikanë janë të sigurt në infrastrukturën e përforcuar amerikane të votimit, ata mbeten të shqetësuar për mënyrën se si kundërshtarët synojnë të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve me fushata ndikimi dhe propagandë.

Të mërkurën, gjenerali Nakasone përshkroi operacionet e ndikimit si një kërcënim që ka të ngjarë të përkeqësohet ndërsa teknologjia vazhdon të përparojë.

“Operacionet e ndikimit, në përgjithësi, për ne do të jenë një nga gjërat me të cilat do të merremi jo vetëm çdo dy ose katër vjet”, tha ai. “Unë mendoj se do ta shohim atë në proceset tona diplomatike. Ne do ta shohim atë në luftë. Do ta shohim në mbjelljen e mosbesimit civil në vende të ndryshme”.

Ka shenja që Kina, Rusia dhe Irani po shtojnë përpjekjet e tyre.

Javën e kaluar, kompania Microsoft njoftoi se kishte zbuluar prova se hakerat e lidhur me të tre vendet e dyshuara kanë synuar në mënyrë aktive fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Trump, si dhe fushatën e sfiduesit të tij kryesor, ish-Nënpresidentit Joe Biden.

“Grupet e huaja kanë shtuar përpjekjet e tyre me objektiv zgjedhjet 2020 siç ishte parashikuar dhe është në përputhje me atë që qeveria amerikane dhe të tjerët kanë raportuar”, shkruante në blogun e tij javën e kaluar Tom Burt, nënpresident i korporatës i Microsoft për sigurinë e klientëve.

“Shumica e këtyre sulmeve u zbuluan dhe u ndaluan nga mjetet e sigurisë të futura në produktet tona”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, William Evanina, drejtori i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë, paralajmëroi se Kina, Rusia dhe Irani po kërkonin të “dëmtonin besimin e popullit amerikan në procesin tonë demokratik”.

Në atë paralajmërim të rrallë publik, zoti Evanina tha se Rusia duket se synon të dëmtojë fushatën e zotit Biden, ndërsa disa aktorë të lidhur me Kremlinin “po kërkonin të forconin kandidaturën e Presidentit Trump në mediat sociale dhe televizionin rus”.

Zoti Evanina tha se si Kina, edhe Irani duket se favorizojnë kandidaturën e zotit Biden.

Por, megjithë shqetësimet, ka ende pikëpyetje në lidhje me çfarë lloji ndikimi do të kenë operacionet e influencimit kinez, rus dhe iranian te votuesit amerikanë kur ata të hedhin votat.

“Edhe nëse mund ta vërtetosh origjinën e një operacioni, edhe nëse vërtet mund të mblidhësh të dhëna mbi shtrirjen e operacionit, është shumë e vështirë të përllogarisësh se cili është ndikimi”, tha Daniel Kimmage, zëvendëskordinatori kryesor kryesor i Qendrës së Angazhimit Global të Departamentit amerikan të Shtetit. “Mendoj se mbetet një nga sfidat e jashtëzakonshme në këtë fushë”./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë kesh pa fund”/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si po “injektohen” në ekonomi paratë e kokainës

Publikuar

-

Nga

Kanë kesh pa fund”/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si po “injektohen” në ekonomi paratë e kokainës

Artan Hoxha ka zbuluar detaje te reja lidhur me operacionin që coi në shkatërrimin e një karteli kokaine që përfshinte 3 kontinete.

Ai ka theksuar se për herë të parë në Shqipëri, mes të arrestuarve janë persona që konsideroheshin të paprekshëm. Hoxha shtoi faktin që ky operacion ka filluar që të martën por është mbajtur sekret nga policia.

“Besoj që është një histori që ka për të vazhduar gjatë, pasi kanë për tu zbuluar emra dhe detaje të tjera. Operacioni edhe në Dubai edhe në Shqipëri edhe në vendet e tjera ka nisur të martën. Arrestimet kanë filluar që dje në Shqipëri por janë mbajtur sekret.

Për herë të parë kemi në Shqipëri në hirarkinë e botës së krimit, ku mes personeve të arrestuar përfshihet Eldi Dizdari  dhe Elvis Matoshi. Shqipëria e ka bërë mirë punën e saj edhe pse kjo pjesë ishte detyrë e SPAK”, u shpreh Hoxha.

LEXO EDHE:  Video/ Basha nxit fermerët e Divjakës të protestojnë në Tiranë



Sipas Artan Hoxhës bizneset e kanë më të lehte të shkojnë të kërkojnë para tek grupet e kokainës sesa  të shkojnë nëpër bankat, me procedura të tejzgjatura.

LEXO EDHE:  Trump-Erdogan bisedojnë në Shtëpinë e Bardhë

“Po ta shikosh ky është i shpëndarë në tre kontinente, e gjithë struktuara ka përmasat e një karteli, pasi i kemi të dokumentuar, por policia italiane kishte me tepër informacion.

Përfshirja e nje emri si  Eldi Dizdari nuk ka qenë shumë i dukshem edhe pse ishte në krye të listës edhe pse ai konsiderohet si person i pakapshëm. Ai ka vite që është në këtë aktivitet. Pasi janë disa biznese që janë funizuar nga grupet e kokainës. Këto biznese e kanë më të lehte të shkojnë të kërkojnë para tek grupet e kokainës sesa të shkojnë nëpër banka, me procedura të tejzgjatura”, tha ndër të tjerash gazetari./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë/ Makina përplas një fëmijë, dërgohet në gjendje kritike në spital

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë/ Makina përplas një fëmijë, dërgohet në gjendje kritike në spital

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”, ku një automjet ka përplasur nmjë fëmijë.

Akoma nuk dihet identiteti dhe mosha e të aksidentuarit.



Mësohet se femija është transportuar për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE