LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ben Blushi për CityNews/Sfidon Bashën duke i kërkuar firmat për Presidentin nga populli

21 Prill 2017, 12:37, Aktualitet CNA

Pas qëndrimit të sotëm të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me zgjedhjen e presidentit nga populli, CityNews ka kontaktuar me kreun e LIBRA-s, Ben Blushi. Në një prononcim të tij, ky tha se Basha ka pranuar sot që presidenti duhet të zgjidhet nga populli.

?Lulzim Basha ka pranuar sot që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Ne qershor bashkë me Moza Hafizin,Arta Daden,Dashamir Shehin,Vangjel Dulen, Agron Dukën,Luljeta Arapin,Nard Ndokën,Tahir Muhedinin dhe Eduart Selamin kemi depozituar ne kuvend një amendament kushtetues për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Partia Demokratike nuk pranoi ta mbështeste njëlloj si Rilindja dhe LSI. Amendamenti kërkonte 28 firma dhe nuk u fut ne votim?, thotë Blushi.

Deputeti i LIBRA-s vlerëson faktin e ndryshimit të mendimit nga PD dhe fton t?i japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht.

?Me vjen mirë që PD ndryshoi mendim dhe e ftoj të na japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në te njëjtën ditë qoftë 18 qershor apo kurdo.Populli le të zgjedhë!?, shton deputeti./CityNews

Lajmet e fundit nga