LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alban Skënderaj feston ditëlindjen/Miriami i bën surprizën më të bukur

20 Prill 2017, 22:15, Lifestyle CNA

Këngëtari i admiruar nga publiku shqiptar Alban Skenderaj feston sot ditëlindjen.

Në këtë 35 vjetor këngëtari ka marrë shumë urime dhe dhurata, por urimi i partneres së tij Miriamit padyshim që ka qenë i pakrahasueshëm me asnjë.

Nëna e vajzës së tij i ka shkruar një urim shumë emocional, ku e ka falenderuar pafundësisht  që ai ekziston dhe është pjesë e jetës së saj.

?Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t?i thënë këto fjalë. Ti më provon cdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi! Ashtu sic ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado qe ti sheh, me një familie të rrallë, një femijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëtor që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti qe do të mbeten përgjithmonë. Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar te çeli.Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen.Unë që të njoh në të mirat dhe ato ?më pak të mirat?e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore. Të dua me cdo qelizë të trupit tim?, ka shkruar  Miriami krahas fotos së publikuar./CityNews

Lajmet e fundit nga