Connect with Us

Zbulohen lobistët e PS-LSI në SHBA/Partitë nuk justifikojnë shpenzimet marramendëse

Aktualitet

Zbulohen lobistët e PS-LSI në SHBA/Partitë nuk justifikojnë shpenzimet marramendëse

Publikuar

-

Megjithëse një vend i vogël, me ekonomi të prapambetur dhe në dukje, pa ndonjë interes ekonomik në SHBA, Shqipëria  e vogël ka aktualisht gjashtë dosje aktive në zyrën e regjistrimit të agjentëve të huaj në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, ndërkohë që vende si Britania e Madhe e India kanë nga pesë secila.

Partia Socialiste punësoi një lobist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 13 prill, duke e rritur numrin e agjentëve të huaj që përfaqësojnë interesa “shqiptare” në gjashtë, në listën e Departamentit të Drejtësisë për agjentët e huaj. Sipas kontratës së publikuar, Partia Socialiste do t’i paguajë kompanisë “Ballard Partners” 20 mijë dollarë në muaj për 12 muaj rradhazi, gjithsej mbi 240 mijë dollarë.

Kjo është një shumë e majme dhe dukshëm disproporcionale me buxhetin që Partia Socialiste pretendon se ka në një vit normal. Për shembull, socialistët deklaruan se për vitin 2016 kishin 86 milionë lekë të ardhura dhe 73 milionë lekë shpenzime. Por e njëjta parti, ka vendosur të shpenzojë 240 mijë dollarë, (plot 30 milionë lekë) ose sa 40 për qind e të ardhurave të deklaruara vjetore të vitit 2016, për të përmirësuar marrëdhëniet që ka me Shtetet e Bashkuara.

Para Partisë Socialiste, qenë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim që paguan shuma të majme për të lobuar në Shtetet e Bashkuara.

Partia Demokratike ka aktualisht tre dosje në regjistrin e lobuesve. Dosja e parë i përket kontratës me kompaninë “Muzin”, në bazë të së cilës, PD angazhohet të paguajë 75 mijë dollarë për tre muaj. PD ka aktualisht edhe dy kontrata të tjera aktive, një me kompaninë “Barnes & Thornburg”, me vlerë 150 mijë dollarë dhe një tjetër me kompaninë “Baron Public Affairs” me vlerë 45 mijë dollarë. Në total, PD duket se po shpenzon mbi 270 mijë dollarë për lobim. PD ka deklaruar të ardhura totale për vitin e kaluar prej 57 milionë lekësh kështu që pagesa e 270 mijë dollarëvë, e barazvlefshme me gati 34 milionë lekë për lobim në SHBA tregon se çfarë peshe disproporcionale një parti politike shqiptare i jep lobimit.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë më aktivja gjatë vitit të fundit në lobim në SHBA. Sipas një investigimi të mëparshëm të BIRN, LSI ka paguar mbi 300 mijë dollarë për lobim, ndërsa deklaroi tre herë më pak në Shqipëri.

Në listën e lobuesve janë edhe dy qytetarë privatë, Albert Sino dhe Aurel Baçi, të cilët, sipas dokumenteve të dorëzuara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, kanë paguar 50 mijë dollarë për të lobuar për pozicionin e tyre si aksionerë në Top Channel “në SHBA dhe në rang ndërkombëtar”.

Në total, vetëm kontratat aktualisht aktive të lobimit në Uashington kanë kosto të përgjithshme prej 800 mijë dollarësh. Këto nuk janë paratë e vetme të shpenzuara nga partitë politike shqiptare për lobim në SHBA. Përgjatë viteve 2009, 2010, partitë politike shqiptare dhe qeveria shqiptare e kohës shpenzuan së bashku afro 1.4 milionë dollarë për këtë arsye.

Aktiviteti i lartë lobues i politikës shqiptare në SHBA është paksa i çuditshëm. Volumi i parave të shpenzuara përgjatë viteve të fundit është i stërmadh ndërsa temat e lobimit duken në rastin më të mirë, personale dhe qesharake.

Departamenti Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistron që nga viti 1938 të gjithë personat amerikanë që veprojnë si agjentë që përfaqësojnë interesat e fuqive të huaja me “kapacitet politik ose thuajse politik”. Sipas Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, njohur nga akronimi në anglisht FARA, personat në Shtetet e Bashkuara që veprojnë si agjentë të zyrtarëve të huaj, duhet të deklarojnë në mënyrë periodike marrëdhëniet që kanë me zyrtarin e huaj, si dhe të ardhurat që kanë pasur nga ky lloj aktiviteti.

Axhendë personale apo interes publik

Kontratat e politikanëve shqiptarë me lobuesit amerikanë përmbajnë, përveç kostove, edhe objektin e punës që lobuesi do t’i ofrojë të lobuarit. Kështu, kontrata e Partisë Socialiste shkruan se kompania Ballard Partners do të advokojë për Partinë Socialiste para qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara për çështje të tilla si “forcimi i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, fuqizimi i institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit, promovimit të reformës në drejtësi,” etj. Është e paqartë se pse ‘reforma në drejtësi’ ka nevojë të promovohet në Shtetet e Bashkuara, vendi që kontribuoi në mënyrë vendimtare në hartimin dhe miratimin e kësaj reforme si dhe po kontribuon përmes Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit në zbatimin e saj.

LEXO EDHE:  Përkeqësohet skema e sigurimeve shëndetësore

Kontratat e Bashës kanë përmbajtje të ngjashme. Kontrata me kompaninë Barnes & Thorburn thotë se këshilluesi do të ndihmojë klientin në “lehtësimin e takimeve dhe komunikimeve mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara si dhe për të advokuar për objektivin e deklaruar të Partisë Demokratike për sigurimin dhe mbështetjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare”. Duket e çuditshme se si Shtetet e Bashkuara kanë nevojë t’u shpjegohet rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një objektiv që SHBA-të e kanë të shpallur në Shqipëri dhe në të gjithë botën.

Lëvizja Socialiste për Integrim dukej se qe më e sinqertë në kontratën e saj me McKeon Group. Qëllimi i specifikuar i kontratës së lobimit qe sigurimi i ftesës për liderët e LSI-së në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump më 20 janar 2017 dhe sigurimi i takimeve me liderë politikë gjatë vizitës për inaugurimin e presidentit. Duket se LSI nuk e dinte, dhe konsulenti i saj nuk ia shpjegoi, se në ceremoninë e inagurimit të një presidenti në SHBA, protokolli përcakton ftesë vetëm për ambasadorët e vendeve të tjera ndërsa qytetarët mund të blejnë një ftesë për të ndjekur ceremoninë nga afër nëpër rrugët e Uashingtonit.

Në listën e Departamentit të Drejtësisë ka aktualisht 516 lobues të regjistruar nga të katër anët e botës, por ajo që bie në sy është që shumica dërrmuese e lobuesve i përkasin grupeve të biznesit, korporata të mëdha shumëkombëshe apo institucione për promovimin e turizmit. Ndryshe është rasti i Shqipërisë dhe shumë vendeve të ngjashme, ku lobimi është për funksion të “përmirësimit të marrëdhënieve” mes një partie politike dhe Shteteve të Bashkuara, por që në përgjithësi, janë kontrata që synojnë të sigurojnë takime kortezie në qeveri apo në senat ose kongres të Shteteve të Bashkuara, takime që u shërbejnë udhëheqësve politikë për t’i përdorur për reklamë pas në shtëpi ndaj një publiku që besohet se nuk e dallon shumë thjeshtë se çfarë mund të blihet me para në SHBA dhe çfarë jo.

Britania e Madhe ka aktualisht pesë agjentë të regjistruar. Nga këto, disa janë kompani, njëra është Autoriteti Britanik i Turizmit i cili ka për objektiv të lobimit, promovimin e udhëtimeve turistike në Britaninë e Madhe si dhe ambasada e Britanisë në Uashington. India, një vend me mbi 1 miliardë banorë, ka gjithsej pesë lobistë të regjistruar, ka gjithsej pesë lobistë aktivë. Vende të tjera me interesa të shumëfishta ekonomike, tregtare e politike me Shtetet e Bashkuara kanë më shumë lobistë se kaq, por më së shumti, këta lobistë përfaqësojnë interesat e korporatave të mëdha private. Japonia, psh, ka mbi 50 lobistë, shumica dërrmuese për interesa komerciale.

Ndryshe nga Shqipëria, ku lobistë janë vetëm tre parti të regjistruar dhe dy qytetarë privatë që kanë mosmarrëveshje pronësie.

Politikanët e shumë vendeve me kredenciale të pakta demokratike paguajnë lobues në Uashington me shpresë se do të mund të ndryshojnë politikën e Shteteve të Bashkuara. Qeveria e Kosovës, p.sh, ka aktualisht katër kontrata aktive pavarësisht se Shtetet e Bashkuara konsiderohen si mbrojtësi dhe partneri strategjik më i rëndësishëm i vendit e rrjedhimisht, vështirë se mund të ketë nevojë të ‘lobohet’ nga qeveria e Kosovës. Edhe partia VMRO DPMNE, e ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski është duke shpenzuar aktualisht 50 mijë dollarë në muaj për të lobuar pranë qeverisë amerikane.

Shumat e stërmëdha të parave të paguara për lobim, përveç faktit që bien në kontrast me buxhetet e pakta që tre partitë kryesore deklarojnë si të ardhura e shpenzime formale në Shqipëri, nuk duket se kanë sjellë ndonjë përfitim tjetër veç fotove rastësore me zyrtarë të nivelit të ulët apo të mesëm./BIRN

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Bashkitë nuk realizuan të ardhurat në buxhet

LEXO EDHE:  Zbardhet letra e plotë/Çfarë vendosi PS-LSI për koalicionin, kërkesa në KQZ

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Përplasjet PS-LSI/Ministri i Ramës: Aleanca e konsoliduar

LEXO EDHE:  Procedurat e reja tatimore/ Kontroll edhe për individët

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: