LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Artan Cukut/ Zbulohen gjurmë gishtash

20 Prill 2017, 17:31, Aktualitet CNA

Dy javë pas vrasjes së komisar Artan Cukut, policia nuk ka identifikuar ende autorin megjithëse së bashku me Prokurorinë për Krime të Rënda puna po vijon me intensitet të lartë. Si rrallë herë për ngjarje të tilla kriminale policia ka publikuar 2 herë pamje të autorit të vrasjes dhe ka vënë shpërblim 10 milionë lekë të reja për atë që identifikon vrasësin.

Pas bërjes publike të pamjeve të autorit të dyshuar si vrasësi i Artan Cukut, në drejtim të policisë kanë mbërritur dhjetëra telefonata, por ato nuk kanë shërbyer për hetimin. Policia i ka shpërndarë këto pamje edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit duke kërkuar ndihmën e të dënuarve me dyshimin se autori mund të jetë një ish i dënuar, raporton ?BalkanWeb?.

Por as kjo praktikë nuk e ka ndihmuar hetimin duke ngritur dyshimin se autori mund të mos jetë shtetas shqiptar. Pas kqyrjes së hollësishme të vendit të ngjarjes në hollin e pallatit, policia ka gjetur disa gjurmë gishtash të cilat po studiohen nëse i përkasin autorit.

Grupi hetimor thotë se në vrasjen e Artan Cukut kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë, nisur nga fakti se ai e ka studiuar mirë gjithë zonën, duke hyrë në anën e përparme të pallatit ku banonte viktima, raporton BalkanWeb. Ai e ka mbajtur kokën ulur që fytyra të mos i kapet nga asnjë prej kamerave të sigurisë në zonë.

Policia po vijon hetimet për rastin duke u fokusuar në 3 pista, ajo për shkak të gjakmarrjes, për shkak të detyrës dhe pista për shkak të konflikteve në fushën e policive private, ku komisari Artan Cuku administronte një shoqëri private të sigurisë fizike.

Lajmet e fundit nga