LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyrje Vettingu?!/Basha sfidon Ramën: Opozita do ta votojë, por …!

20 Prill 2017, 20:52, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për shtyrjen e vettingut.

Basha shkruan në rrjetet sociale se Rama ka propozuar gjetjen e një kompromisi me shtyrjen e vettingut.

Ndërkohë, në reagimin e tij krydemokrati shprehet se drejtësia për opozitën është themeli që garanton lirinë dhe demokracinë, mbi të cilin do ngrihet shteti modern shqiptar.

Ai shton se opozita është për vettingun e votuar më 21 janar.

Ja reagimi:

Sot Kryeministri në ikje na propozoi të gjejmë një kompromis me shtyrjen e vetingut. Kjo është një tjetër dëshmi se për Edi Ramën drejtësia dhe reforma në drejtësi kanë qenë dhe mbeten vetëm një mjet pazaresh, shantazhi dhe imazhi. Kurse për ne drejtësia është themeli që garanton lirinë dhe demokracinë, mbi të cilin do të ngrihet shteti modern shqiptar.
Ne jemi për vetingun, më 21 korrik votuam vetingun dhe do ta çojmë deri në fund vetingun. Ne kemi refuzuar vetingun e Edi Ramës sepse duam një veting të vërtetë, të pakapur nga politika dhe të paanshëm. Menjëherë pas formimit të qeverisë që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ne jemi të gatshëm të votojmë ligjin për zbatimin e vetingut sipas frymës dhe përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.
Krimi qeveritar do të përballet me drejtësinë e pavarur, ata që e kthyen Shqipërinë në republikë të drogës dhe korrupsionit do të përballen me drejtësinë e vërtetë.
Mbi të gjitha, zgjedhjet e lira do të hapin rrugën për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe një demokracie perëndimore në Shqipëri. Liria, drejtësia dhe kontrolli mbi pushtetin do të jenë themeli i Republikës së Re. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe./CityNews

Lajmet e fundit nga