Connect with Us

Rama i përgjigjet prerë Bashës/Nuk negociojmë mandatin!

Aktualitet

Rama i përgjigjet prerë Bashës/Nuk negociojmë mandatin!

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama po flet nga foltorja e Kuvendit për krizën politike të krijuar në vend. Rama tha se do vijojë deri në fund përpjekjen për të dialoguar me Partinë Demokratike.

Më tej, ai iu drejtua qytetarëve, duke iu thënë se nuk do të ndodhë asgjë, por të gjitha këto përpjekje synojnë të godasin qeverinë dhe 18 qershorin.

“Nuk ka asnjë diskutim për ne mbi çka ne nuk negociojmë. Ne nuk negociojmë Kushtetutën e Shqipërisë, që sanksionon lirinë e të drejtën e popullit për të zgjedhur. Nuk negociojmë mandatin që na e ka dhënë populli dhe nuk abuzojmë me kontratën, që na e ka dhënë populli, e cila skadon në ditën e krijimit të qeverisë së re. Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit dhe për ta futur Shqipërinë në një rrugë paqartësie, ku gjithçka mund të ndodhë. Asgjë nuk do të ndodhë përveç asaj që përcakton Kushtetuta. Kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo ndryshim që mund të lehtësojë psikologjikisht PD dhe mund të hapë rrugën për të hyrë të gjithë së bashku në zgjedhje”, tha Rama./CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Hedhja me parashutë shkon keq për pushuesin nga Tirana/ Nga Llogaraja përfundon në përrua

Publikuar

-

Nga

Hedhja me parashutë shkon keq për pushuesin nga Tirana/ Nga Llogaraja përfundon në përrua

Një 39 vjeçar që është hedhur me parashutë nga Qafa e LLogarasë ka shpëtuar për mrekulli, pasi është rrëzuar në përroin e Palasës.

39 vjeçari L.A ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.



“Rreth orës 13:46, në Qafën e Llogorasë është hedhur me parashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë, ku si pasojë ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimine policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti i rëndë në Dukat të Vlorës/ Humb jetën 25 vjeçari korçar

Publikuar

-

Nga

Aksidenti i rëndë në Dukat të Vlorës/ Humb jetën 25 vjeçari korçar

Një aksident në Dukat të Vlorës i ka marrë jetën një 25 vjeçari.

Shtetasi R.Sh, 25 vjeç, banues në Korçë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në murin anësor të rrugës, duke marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në spitalin e Vlorës, ku ka humbur jetën.



Si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Morën pjesë në dasma dhe ceremoni mortore/ 13 të infektuar me Covid-29 në Fier

Publikuar

-

Nga

Morën pjesë në dasma dhe ceremoni mortore/ 13 të infektuar me Covid-29 në Fier

Pavarësisht se janë të ndaluara gjatë pandemisë, ceremonitë mortore deh dasmat vazhdojnë të zhvillohen në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 8 raste në Fier të cilët dyshohet të jenë infektuar në një dasmë në Zharrës. Ndërsa në Roskovec është konfirmuar një rast me Covid-19, edhe ky kontakt i të infektuarve në dasme.



LEXO EDHE:  Foto-Video/ Çmendet deputeti i Bashës, rrëmben karrigen të godasë gardën

Ndërkohë në Fier, kanë rezultuar pozitivë edhe katër raste të reja të cilët janë pjesë e zinxhirit të infeksionit nga vatra e krijuar nga një ceremoni mortore në Çakran./CNA.al

LEXO TE PLOTE