LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Finalizohet operacioni “Parkingu”/ Sekuestrohen 20 kg drogë në Librazhd

20 Prill 2017, 16:17, Aktualitet CNA

Policia e Librazhdit, në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur me metoda speciale të hetimit  finalizoi me sukses operacionin policor i koduar ?PARKINGU?. Në finalizim të këtij operacioni janë arrestuar 3 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Albert Terziu, 30 vjeç banues në Durrës,  Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në bagazhin e mjetit tip ?Renault? me targa AA648JO të parkuar pranë parkingut të spitalit të Librazhdit u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e mbështjellë me ngjites natribani,  e dyshuar ?Cannabis Sativa?.

Personi i dytë i arrestuar është Xhimi Hoxha, 35 vjeç banues në Durrës, ky shtetas dyshohet të ketë  drejtuar automjetin me targe AA 648 JO i cili  në pjesën e poshtme të tapicerisë në dysheme ishte modifikuar dhe përshtatur për fshehjen  e lëndës narkotike

Gjithashtu policia ka arrestuar një person të tretë i cili dyshohet se ishte shopqëruesi I mjetit që transportonte drogën. Sokol Hamataj, 37 vjeç banues në Durrës drejtuar automjetin me targe AA 449 JG,  dyshohet të ketë shoqëruar  automjetin në të cilin ndodhej lënda narkotike nga  qyteti i Durrësit në drejtim të Librazhdit.

Gjithashtu  u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasit, A.L, 45 vjeç banues në Durrës Ky shtetas dyshohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Grupi hetimor  sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 20 kg lëndë narkotike e dyshuar  ?Cannabis Sativa?, si dhe 3 automjete. /CityNeës

Lajmet e fundit nga