LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Droga-Bushati “vë me shpatulla pas muri” Ramën/Ore si guxoni të jeni …!

20 Prill 2017, 20:43, Aktualitet CNA

Një debat i ashpër po zhvillohet mes analistëve Andi Bushati e Fatos Lubonja dhe nënkryetarit të LSI, Luan Rama.

Tesa në studion e News 24 po diskutohet çështja e kanabisit në vend, Bushati iu kthye ashpër Luan Ramës, duke i thënë se ai ka pranuar hapur fenomenin shqetësues dhe vazhdon të jetë në koalicion.

Pjesë nga debati:

Rama: Nuk e thotë LSI që është mbushur vendi me drogë, e thotë policia.
Bushati: Ore pasi ke thënë këtë a mund të jesh sërish në koalicion?
Rama: S?është arsye për të mos qenë në koalicion.
Bushati: Pasi të kesh thënë këto duhet të kesh një arsye dhe guxim shumë të madh për të dalë në koalicion.
Rama: Ne kemi artikuluar shqetësimin publik të qytetarëve dhe kjo është kurajo.
Lubonja: Zotëri e pranoni që kjo dëmton zgjedhjet?
Rama: Sigurisht. Ndaj kemi propozuar një qeveri besimi./CityNews

Lajmet e fundit nga