LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blushi ironizon Ruçin/Ore Gramoz, si ka mundësi që sa herë ka hall Rama ...!

20 Prill 2017, 10:01, Aktualitet CNA

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçin.

Duke komentuar vendimin e djeshëm të PS-LSI për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve, Blushi iu drejtua Ruçit, duke i thënë se si ka mundësi që i jepë një copë letër të firmosë, sa herë Rama ka një hall.

Më tej, ai shtoi se Rama po tenton ta kthejë 18 qershorin në një referendum për veten.

?Ore Gramoz si ka mundësi që sa herë ka ky një hall, ti i jep një copë letër ta firmosë. Koalicioni ka skaduar, nuk mund ta mbash në këmbë. 18 prill 2017 nuk ka më. Gramoz do ta kthejnë në referendum për veten. Do jetë një referendum për Edi Ramën 18 qershori?, tha Blushi./CityNews

Lajmet e fundit nga