LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

18 vite burg për vrasje/Ekstradohet nga Italia gramshioti (Emri-Foto)

20 Prill 2017, 07:02, Aktualitet CNA

Interpol Tirana ka ekstraduar një tjetër shtetas shqiptar të dënuar për vrasje. Mësohet se është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi Almir Haruni, 42 vjeç, lindur në Gramsh.

Gjykata e Rrethit Gramsh me vendim nr.38, datë 09.07.2001, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale, “Vrasjes” dhe ?Armëmbajtjes pa leje?, parashikuar nga neni 76 e 278/ 2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ky shtetas më datë 06.08.1997 rreth orës 21.30 në qytetin e Gramshit pas një sherri për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. B.

Pas bashkëpunimit me homologët e Interpol Romës, në vitin 2007 është bërë e mundur të lokalizohet në Itali, pasi ishte arrestuar nga autoritetet italiane për veprën penale të ?Trafikut të Drogës?.
I ekstraduari në PKK Rinas iu dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./CityNews

Lajmet e fundit nga