LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vangjush Dako shpërfill vendimet e Gjykatës

19 Prill 2017, 10:35, Aktualitet CNA

Kantieri ku po ndërtohet ?Veliera? është kthyer në vend krimi, pasi po betonizohet historia dhe po asgjesohet identiteti kombëtar. Artikulimi vjen nga Sazan Guri, kryesuesi i një shoqate ambientaliste që në mënyrë konsistente po i rreziston kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, në sipërmarrjen e tij, sipas Gurit, ?kriminale? nga që po gropos e tjetërson identitetin historik të qytetit të themeluar shtatë shekuj para Krishtit.

I gjendur në vendin ku ende punohet për një të emërtuar si ?Veliera?, duke shpërfillur dy vendime të Gjykatës për ndërprerrjen e punimeve, Guri shprehet: ?Një krim me emër antikombëtar. Kemi atë që ne e parashikuam, që gërmoni dhe hiqni betonin e zotit Dako, hiqni dhe zhavorrin e zotit Dako dhe do të gjeni të gjithë strukturat arkeologjike të disa perandorive, duke filluar nga ajo e fundit osmane deri tek ilire, romake?.

Sazan Guri raportoi se punimet tek ?Veliera? po vijojnë me ritme te shpejta duke dëmtuar vlerat arkeologjike të qytetit, ndonëse pak kohë më parë gjykata e Durrësit vendosi pezullimin e punimeve në zonën arkeologjike ?A?, pasi u konstatuan gjatë gërmimeve objekte të periudhës otomane. /CityNEWS

Lajmet e fundit nga