Connect with Us

Rama i publikoi faturën e energjisë/Basha: Nuk gënjeu, por mos të harrojë 73%

Aktualitet

Rama i publikoi faturën e energjisë/Basha: Nuk gënjeu, por mos të harrojë 73%

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme, që në fillim të komunikimit të tij te çadra i ka kthyer përgjigje kryeministrit të vendit, Edi Ramës, i cili pak ditë më parë publikoi faturën e energjisë së Bashës.

Në fjalën e tij Basha tha se Rama nuk gënjeu për faturën, por nuk duhet të merret me të, por me 73% të shqiptarëve, të cilët e pranojnë që është rritur çmimi i energjisë elektrike.

“Republika e vjetër është komplot për të vjedhur shqiptarët dhe këtu tash tre ditë po debatojmë në distancë për çmimin e energjisë elektrike. Unë them është rritur, ju thoni është rritur, ai thotë se është ulur. Nxjerr faturën time thotë paguan më pak. nuk gënjen
Kjo është e vërtetë, sepse njerëzve të kategorisë sime, që janë 25% e popullsisë paguajnë më pak ndërsa 75% e popullsisë paguan më shumë… Edhe po të jesh piktor i dështuar që nuk ke kaluar aritmetikën e liceut e kupton se si janë rritur shifrat”, tha Basha para protestuesve në çadër./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Shqiptarët në kampin “Al Hol”/ Meta: Kjo punë nuk shpjegohet në publik

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët në kampin “Al Hol”?! Meta/ Kjo punë nuk shpjegohet në publik

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Presidenti Ilir Meta u pyet  lidhur me fatin e shqiptarëve, që ndodhen në kampin “Al Hol”, në Siri.

Presidenti ka refuzuar të jap detaje dhe e ka konsideruar një çështje mjaft sensitive që sipas tij nuk mund të trajtohet në publik.



“Kjo është një çështje mjaft sensitive. Për shkak të specifikave që ka nuk mund të trajtohet në publik. Ky ka qenë një shqetësim i madh për mua. Pata fatin të takoj Alvin dhe Afrim Berishën, që për fat të mirë iu rikthye djali dhe shpresojmë që të gjithëve t’iu rikthehen të afërmit e tyre, por kjo punë nuk shpjegohet në publik”, tha Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i “vërsul” Ramës, Monën/ Edhe vrima e vrimës së miut do të duket e vogël

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, i ka drejtuar paralajmërime të forta sot kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa i ka lënë drejtimin e partisë së themeluar nga vetë ai, gruas së tij, Monika Kryemadhit, Meta i drejtoi një mesazh të qartë Ramës.



Meta duket se i ka “vërsulur” Monën, Ramës, ndërsa theksoi se gratë në Shqipëri, të bëjnë të duket e vogël edhe vrima e vrimës së miut.

LEXO EDHE:  Marrëdhënia me SHBA/ Rama: Ndeshem me buzëqeshje gati të keqardhur

“Tani, mirë keq, ju e keni presidentin. Po të ishit të sigurt që të mos e kishit presidentin, edhe sikur të kishin mbaruar burrat në këtë vend, gratë e Shqipërisë do jua kalonin grave të Bjellorusisë. Se kur ngrihen ato që se kanë parë kurrë demokacinë. Gratë e Shqipërisë do tju bëjnë që edhe vrima e vrimës së miut do ju dukej e madhe.”-tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “kërcënon” Ramën dhe Bashën?/ Të gjithë e dinë fatin e pengmarrësit të autobusit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur sërish sot me tonte mjaft të forta, kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë konferencës së përjavshme për mediat, Meta e krahasoi situatën politike në vend me një pengmarrje në autobus.

Meta tha para gazetarëve se të gjithë e dinë fatin e pengmarrësit, kur ai nuk pranon të vendosë kontakte dhe të shpëtojë pengjet.



Me tone të forta, ai theksoi se nuk do të sakrifikohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë as për kokën e Ilir Metës, as për kokën e Edi Ramës apo të Lulzim Bashës.

“Qëndrimet e Presidentit kanë qenë të gjitha të qarta, se çfarë do të bëjë mazhoranca, është puna e saj dhe unë s’i pengoj dot të bëjnë vendime të marra. Por që vendi të merret peng dhe e ardhmja evropiane të merret peng për shkak të një bande oligarkësh, banditësh, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Kam qenë dhe kryeministër dhe jam ndeshur me situata të vështira. Ju e dini që kur një person merr peng një autobus, përpiqesh të vendosësh me të një kontakt që të shpëtojnë të gjithë, edhe qytetarët, por edhe pengu mos të ketë fat të keq. Por kur rrezikohen të gjithë qytetarët, pastaj merren vendime të forta dhe askush nuk do ta ketë fajin, nëse do të ketë të zgjedhur që për fatin e tij të sakrifikohet populli.

LEXO EDHE:  Zbulohet data/ Basha thërret Kuvendin Kombëtar, pa përfunduar riorganizimin

LEXO EDHE:  Përbindëshi duhet rrëzuar/ Manjani zbardh emrat e zyrtarëve të shitur nga Rama

Nuk do të sakrifikohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë as për kokën e Metës, as të Ramës apo Bashës, Shqipëria ka qenë përpara nesh dhe do të mbijetojë sërish. Nuk do të ketë lojëra, nuk do të ketë më as marrëveshje kundër zgjedhjeve, është vetëm marrëveshja e 5 qershorit, dhe e vetmja gjë që i shtohet është hapja e listave 100%. Tani do të iki në Dibër, në vendlindjen e Elez Isufit, që gjithë jetën e tij luftoi kundër gjithë pushtuesve dhe ta dinë të gjithë që ky është një vend që pas 25 prillit do iu takojë gjithë qytetarëve shqiptarë dhe kurrsesi një kaste të papërgjegjshme.’-tha Meta.

LEXO TE PLOTE