LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama dhe Meta tregojnë muskujt/Në sallë i kemi numrat për Presidentin

19 Prill 2017, 17:36, Aktualitet CNA

Në vijim të komunikimit të tij me gazetarët, kryeministri i vendit, Edi Rama është pyetur se pse u dogj raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit.

Në lidhje më këtë Rama tha se në fakt në sallë janë numrat për zgjedhjen e Presidentit, por fakti që në raundin e parë nuk është dhënë asnjë kandidaturë do të thotë se kjo bëhet që pjesë e zgjedhjes së Presidentit të jetë edhe opozita.

?Në sallë janë numrat për zgjedhur Presidentin e Republikës, por ne për t?i dhënë pushtetin e mundshëm Partisë Demokratike, nuk paraqitëm një kandidat sepse duam të krijojmë mundësinë që të mund të gjejmë me atë pjesë në Parlament që na mungon, një konsensus për Presidentin. Fuqia jonë është një arsye më shumë për të qenë të duruar”, ka thënë Rama

Edhe Ilir Meta, kryetari i Parlamentit, sapo doli nga salla deklaroi përpara gazetarëve se bashkë me Ramën e kanë mundësinë e zgjedhjes së Presidentit që në raundin e parë, madje legjitimisht, por kanë vendosur të tregohen të duruar dhe të presin që opozita të vijë.

Mirëpo megjithëse që të dy aleatët e mazhorancës kanë thënë se janë në pritje të opozitës, nuk kanë vonuar aspak me raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit, i cili do të zhvillohet ditën e nesërme./CityNews

15:10 Aktualitet

Venecia, Itali

Venecia është shumë vështirë për t’u konkurruar me ndonjë ve...

Lajmet e fundit nga