LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdorni këtë maskë për fytyrë të hidratuar

19 Prill 2017, 14:15, Aktualitet CNA

Fytyra juaj shpesh ballafaqohet me ndryshime klimatike dhe me ambiente jo shumë të pastra të cilat ndikojnë negativisht, duke shkaktuar kështu problem të ndryshme me akne, njolla , çarje të lëkurës e shumë probleme të tjera.

Ndër problemet më të shpeshta është edhe tharja e madhe e fytyrës, duke ndjerë kështu sikur nuk keni aspak yndyrë në lëkurë.

Ky problem mund të zgjidhet me maskën me të bardhë të vezës, e cila mund të krijohet me përbërës që  lehtësisht gjenden në kuzhinën tuaj.

Për këtë maskë ju nevojitet:

Të bardhët e një veze

1 avokado

1 lug kos

Pasi të keni ndarë të bardhët e vezës nga pjesa tjetër, vendosini në një enë, duke shtuar një pjesë të brendisë së avkados dhe një lugë kos.

Miksoni të gjithë këta përbërës deri sa të njëtrajtësohet masa dhe vendoseni në fytyrë.

Lëreni të qëndroj për 10 apo 15 minuta dhe pastaj  shpërlani fytyrën me ujë të vakët dhe do të vëreni një lëkurë shumë të hidratuar./CityNews

Lajmet e fundit nga