Connect with Us

Manjani “shpërthen” ndaj Ramës e Metës/Dolët mbi ligjin!

Aktualitet

Manjani “shpërthen” ndaj Ramës e Metës/Dolët mbi ligjin!

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar me tone të ashpra situatën politike të krijuar në vend. Manjani shkruan në rrjetet sociale se zgjedhjet nuk drejtohen më as nga ligji dhe as nga Kushtetuta. Sipas tij, ligjërisht s’ka zgjedhje më 18 qershor.

“Tashmë zgjedhjet nuk drejtohen nga ligji, as Kushtetuta! Politika e konfliktit ja arriti të dalë mbi ligjin! Ligjërisht s’ka zgjedhje me 18!”, shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  “Të të them diçka por mos u mërzit…?!”/ Julian Deda ka një mesazh për Ramën

Ndërkohë, ditën e sotme PS-LSI i dërguan një letër KQZ, ku i kërkonin të shtyhet afati për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhjeve. Sot është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa Ylli Manjani është një ndër zërat më të fortë kundër vijimit të koalicionit PS-LSI./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

4 turistët rus u gjetën të pajetë në hotel/ Anila Hoxha zbardh detaje  

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar sipas saj rrjedhën e ngjarjeve për tragjedinë në hotelin në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistët rusë.

E ftuar në emisionin “Open”, gazetarja tregoi se nuk kishte asgjë kompromentuese në dhomën ku po shijonin pishinën dimërore, duke hedhur poshtë të gjithë pistën e mbidozës nga kokaina të prindërve me vajzën dhe të fejuarin e saj.

Sipas versionit që policia e Kavajës dhe një grup hetimor nga Tirana, tregohet itinerari i 4 turistëve rusë, që raportohet se mbërritën në Shqipëri në datën 10 të së dielës, në një hotel me 5 yje në Qerret, një zonë e frekuentuar shumë vitet e fundit. Të 4 turistët kanë udhëtuar si turistë, në hotelin që qëndronin ishin vetëm familjarët, ndërsa të tjerët ishin në zona të tjera hoteliere.

Ata kishin telefonuar për të frekuentuar zonën xhakuzi rreth orës 20:00. Është pyetur i gjithë stafi, ndonëse kishin vendosur orar fiks, kanë mbërritur rreth orës 20:30, me gjithë ndërhyrjen e recepsionistes, e cila është dëshmitarja kyçe e dy bashkëshortëve, vajzës dhe partnerit të vajzës.



LEXO EDHE:  Videoja e ujërave të zeza të Sarandës/ Turistët përshëndesin Edi Ramën

LEXO EDHE:  Treshja e korrupsionit/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit flet me emra

Ata kanë kërkuar privatësi dhe është gjetur vetëm një shishe me birrë dhe asgjë tjetër komprometuese për këtë ngjarje të pazakontë”, deklaroi gazetarja Hoxha.

I pyetur se ku janë gjetur konkretisht, Hoxha tha se viktimat po frekuentonin një sauna, por në fakt po frekuentonin një pishinë të mbyllur.

Janë gjetur jashtë ambientit të pishinës, por brenda ambientit të izoluar. Ne shkuam në Qerret, kontaktova me disa pushues që nuk dinin asgjë. Kemi kontaktuar dhe me persona përgjegjës por nuk pranonin të filmoheshin dhe nuk dhanë asnjë deklaratë mbi këtë ngjarje”, deklaroi Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mungoi në premierën e filmit “James Bond”/ Rama: Jam një copë katunari, nuk i përkas elitës

Publikuar

-

Nga

 “Jam katunar nga Surreli, nuk i përkas elitës. Jam një copë katunari 198 cm, nuk i ndjek këto evente mondane”, deklaroi kryeministri Rama në studion e EuroNews, pas pyetjes së moderatores lidhur me arsyet e mungesës së tij, në premierën e filmit “James Bond” në Tiranë.



Kujtojmë se ndër personalitete e pranishëm në premierën e filmit ishin Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kryeprokuori i SPAK, Arben Kraja, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi  apo edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kushtetuta si pantallonat e arnuara”/ Gjata: Është ndryshuar 7 herë në 23 vite

Publikuar

-

Nga

‘Do rikthejë check-balancën’/ Gjata: Ndryshimet në Kushtetutë nevojë imediate

Ish sekretari për çështjet juridike në PD, Çlirim Gjata, i ftuar në RTV Ora, u shpreh se Kushtetuta është ndryshuar 7 herë në 23 vite, sa duket si ato pantallonat e arnuara.

“Kushtetuta është ndryshuar aq shumë sa duket si ato pantallonat e arnuara, që nuk dihet se ku është copa origjinale. Ndërhyrja në kushtetutë është si të rregullosh themelet e një godine, tronditet e gjithë ngrehina e shtetit. Kemi ndërhyrë 6 herë në kushtetutë.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ KËSHILLË EDI RAMËS PËR TË RREGULLUAR FRYMËMARRJEN

LEXO EDHE:  Videoja e ujërave të zeza të Sarandës/ Turistët përshëndesin Edi Ramën



Kjo është hera e shtatë në 23 vite. Më pak se një herë në 4 vite. Kjo është bërë për interesa politike të momentit. Një pjesë e atyre që hartuan reformën në drejtësi, ishin edhe ekspertë në vitin ’98 për ndryshimin e kushtetutës. Edhe faktori ndërkombëtar e miratoi atë kushtetutë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE