LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkesa PS-LSI për shtyrje afatesh/Ky është vendimi që merr KQZ

19 Prill 2017, 15:24, Aktualitet CNA

Pas dy letrave zyrtare që KQZ ka marrë ditën e sotme nga partitë PS-LSI dhe PD, ka vendosur që vendimin ta marrë ditën e nesërme, me 20 prill, në orën 13:00.

PS-LSI, ditën e sotme përmes një letre i kërkuan KQZ që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve, kjo me qëllim për t?i dhënë më shumë kohë PD që të regjistrohet në zgjedhje.

Pak orë më pas ka qenë PD, ajo që përmes një letre zyrtare i ka kujtuar KQZ që nuk e vendos ajo shtyrjen e afateve, por kjo vendoset me anë të një konsensusi në parlament. Në letrën e saj PD i ka kërkuar KQZ që të mos bëjë shtyrje afatesh.

Nisur nga këto kërkesa nga tre partinë kryesore në vend, KQZ ka lajmëruar pak minuta më parë që vendimin do ta marrë nesër.  Ndërkohë afati për regjistrimin e koalicioneve skadon sonte në 00:00, gjë që do të thotë se paraprakisht afati është shtyrë…/CityNews

15:10 Aktualitet

Venecia, Itali

Venecia është shumë vështirë për t’u konkurruar me ndonjë ve...

Lajmet e fundit nga