LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari italian peng në burgjet turke/Gazetarë shqiptarë tregoni solidaritet me kolegun

19 Prill 2017, 20:17, Aktualitet CNA

Nga Gjergj  THANASI

Autoritetet turke kanë arrestuar kolegun italian Del Grande pran kufirit turko-sirian, ndërsa po xhironte një dokumentar për luftën civile në Siri. Q nga dita e arrestimit (10 prill 2017) gazetari Del Grande mbetet në burg në izolim total. Autoritet turke i kanë ndaluar diplomatët italianë të Konsullatës në Izmirit dhe të Ambasadës Italiane në Ankara të kontaktojnë me shtetasin e tyre të brugosur pre 10 ditësh. Pengu italian qëllimisht po shvendoset nga burgu në burg, nga ai i qytetit Hataja në atë të qytetit të Muglas. Duke shkelur jo vetëm të drejtat e njeriut të garantuara nga Karta e OKB-së (Turqia është vend aderues në këtë Kartë), por edhe vetë ligjet turke të gejndjes së jashtëzakonshme, ende gazetari Del Grande mbahet në burg pa iu bërë të ditura akuzat. Përpjeket anemike të minsitrit Alfano dhe të senatorit Manconi për të mësuar më shumë për fatin dhe kushtet e burgimit të kolegut tonë Del Grande kanë pasur zero sukses!

Gazetari fillon grevën e urisë

Gazetari Gabriele Del Grande nga Toskana ka shpallur një grevë urie pa afat deri në plotësimin e kërkesave të tija.

Për kolegët gazetarë shqiptarë

Ne gazetarët shqiptarë domosdoshmërisht duhet të protestojmë në favor të kolegut tonë italian, i cili në kundërshtim me Kartën e të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe madje edhe me ligjet në fuqi turke mbahet në arrest në një gjendje të tillë. Nëse ne gazetarët shqiptarë protestojmë sot për shokun tonë ?të armëve? Gabriele Del Grande, nesër do të jenë gazetarët italianë , që do ta ngrenë zërin sa herë që manjatët e mediave ish burgaxhinj droge në Turqi, apo pushtetarët trafikantë droge do ideojnë, planifikojnë, paguajnë dhe urdhërojnë akte dhune kundra nesh sic i ngjau pak kohë më parë kolegut tonë Elvi Fundo. Sot ne për ata, nesër ata për ne. Kjo duhet të jetë motoja e gazetarëve shqiptarë. Nuk mund të presim, që zarat e Sorrosit, ish spiunë Sigurimi të kujtohen për mbrojtjen e lirisë, shëndetit madje ndoshta edhe jetës së kolegut tonë trim e mjaft profesionist Gabriele Del Grande!/Citynews

Lajmet e fundit nga