LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Gabriel ndaj opozitës/Reagon Ministria e Jashtme e Gjermanisë

19 Prill 2017, 16:07, Aktualitet CNA

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka sqaruar për seksionin shqip të radios “Deutsche Welle” kërkesën që  ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i drejtoi opozitës në Shqipëri, ku e ftonte t’i jepte fund bojkotit të Parlamentit, nuk sipërmarrje personal, por qendrim i Qeverisë Federale gjermane. Përgjigja vjen ndërkohë që deklarata  shkaktoi debat në Shqipëri.

Në disa artikuj të shtypit të shkruar, por edhe në forume e portale në internet, kërkesa po vijon të vlerësohet si e rrjedhur nga përkatësia e ministrit të Jashtëm gjerman në partinë Socialdemokrate gjermane, dhe jo si pozicion i qeverisë gjermane. Kjo ndoshta është edhe arësyeja që Ministria e Jashtme e Gjermanisë i’u përgjigj pyetjes së “Deutsche Welles”, nëse në deklaratën e ministrit të Jashtëm Gabriel për opozitën në Shqipëri kemi të bëjmë me një qëndrim të qeverisë gjermane ndaj zhvillimeve në Shqipëri apo me një deklaratë nga pozita partiake të ministrit të Jashtëm gjerman./ CityNEWS

15:10 Aktualitet

Venecia, Itali

Venecia është shumë vështirë për t’u konkurruar me ndonjë ve...

Lajmet e fundit nga