LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkim me Kosovën? Pas NATO-s reagon dhe BE: Ruani fqinjësinë e mirë!

19 Prill 2017, 10:13, Aktualitet CNA

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për bashkimin Shqipëri-Kosovë ka shqetësuar edhe Bashkimin Evropian. Pas zyrtarit të NATO-s, vjen reagimi dhe nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç.

“Bashkëpunimi me të gjithë duhet të jetë i barabartë, dhe më e rëndësishmja është ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Siç ka qenë konfirmuar se fundmi edhe nga Këshilli i Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një të ardhme të qartë evropiane. Për të arritur këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal?, tha Koçijançiç.

Çdo formë e ndikimit politik, theksoi ajo, është e dëmshme për konsolidimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha dje se nëse perspektiva anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të zbehet, nuk mund të përjashtojë bashkimin e vendit të tij dhe Kosovës./CityNews

Lajmet e fundit nga