LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas lufta bërthamore?!/Koreja e Veriut alarmon OKB-në

18 Prill 2017, 11:06, Aktualitet CNA

Vijon përplasja e ashpër mes dy superfuqive botërore, SHBA dhe Koresë së Veriut. Ambasadori i përhershëm i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Kim In Ryong, ka hedhur akuza të forta ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se rritja e tensioneve destabilizon rajonin dhe paralajmëroi se në çdo kohë mund të shpërthejë ?luftë termobërthamore?, raporton Anadolu Agency.

Lidhur me debatin për testimin e raketës bërthamore në Korenë e Veriut dhe seancës së Këshillit të Sigurimit i cili javën e ardhshme do të mbahet mbi këtë temë, ai iu drejtua gazetarëve në selinë e OKB-ve dhe akuzoi SHBA-të se po shkaktojnë situatë të rrezikshme në Gadishullin Korean.

?Ne në të gjitha mënyrë mund t?i rezistojmë SHBA-së. Koreja e Veriut është e gatshme t?i përgjigjet çdo lloj lufte të cilën e zgjedh SHBA-ja?, u shpreh Kim.

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, të dielën gjatë vizitës në Korenë e Jugut paralajmëroi se ka përfunduar periudha e ?durimit amerikan? për të bindur regjimin e Koresë së Veriut që të përmbahet nga zhvillimi i armëve bërthamore./CityNews

Lajmet e fundit nga