LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëse fëmija juaj prek ekranin e telefonit duhet të dini se çfarë ndodh me të

18 Prill 2017, 17:40, Aktualitet CNA

Prindër mbani larg fëmijët nga ekrani i telefonit?, kështu ka deklaruar Tim Smith, mjek pediatër, i cili mori pjesë në një studim më të fundit të kryer në Britaninë.

Sipas rezultateve të studimit nëse një fëmijë qëndron përpara ekranit të telefonit përgjatë një ore, rrezikon të humbasë 16 minuta gjumë.

?Qasja e fëmijëve ndaj ekraneve celulare me prekje është gjithnjë e në rritje dhe kjo nënkupton gjumë të reduktuar. Shifrat janë vërtet alarmante dhe pas këtij studimi prindërit duhet të reflektojnë dhe në këtë mënyrë duhet t?i mbajnë fëmijët e tyre sa më larg telefonit. Sepse gjumi është faktori që siguron një rritje të shëndetshme ?, është shprehur Smith.

Përdorimi i telefonave celularë sipas studiuesve mund të sjellë pasoja të rënda për fëmijët pasi ul përqendrimin e tyre në shkollë si dhe ndikon në gjendjen emocionale dhe sociale.

Nga anketat e bëra në Britani në lidhje me fëmijët që përdorin telefonat rezulton se:

75% e tyre prekin të paktën një herë në ditë një ekran telefoni.

51%  e të vegjëlve nga 6-11 muajsh luajnë nga një prekje e tillë teknologjike çdo dite.

Më tej përdorimi i këtyre pajisjeve rritet në 92% për ata të moshës 25-36 muajsh.

Në këtë mënyrë një foshnjë luan mesatarisht 25 minuta me pajisje të tilla, duke humbur kështu 6 minuta gjumë./CityNews

Lajmet e fundit nga