LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diçka e keqe do më ndodhë!/Adoleshentja shtatzënë gjendet e vdekur lakuriq nga dy fëmijë

18 Prill 2017, 20:43, Aktualitet CNA

Një studente 16-vjeçare është gjetur thuajse e zhveshur, ndërsa kishte ndërruar jetë. Trupi i viktimës së re në moshë, e cila ishte 6 muajshe shtatzënë, u zbulua nga dy fëmijë në qytetin Alberdi, në Argjentinë

Vajza ishte zhdukur prej disa ditësh, edhe pse mungesa e saj nuk ishte raportuar kurrë në polici. Në muajin dhjetor, Ornella Dottori postoi një mesazh në rrjetet sociale, ku shkruante: ?U rrita në rrugë dhe ata mendojnë se diçka e keqe do të më ndodhë?.

Komenti i vajzës në rrjetet sociale është bërë pasi e reja ndihej e pasigurt dhe e kërcënuar për jetën e saj. Në trupin e viktimës janë gjetur shenja të shumta dhune, ndërsa policët mendojnë se fillimisht është abuzuar seksualisht me të dhe më pas është qëlluar me mjete të forta në kokë.

Hetimet paraprake bëjnë me dije se adoleshentja është gjetur thuajse e zhveshur, me shenja në fytyrë, organet gjenitale e kokë si dhe e çarë në pjesën e qafës. Dyshohet se vajza ka vdekur dy ditë përpara se të gjendej nga fëmijët, të cilët vrapuan për të treguar atë që kishin zbuluar.

I dyshuari kryesor është Damian del Valle Fernandez, i cili është dorëzuar në stacionin policor pasi ka marrë vesh se është shpallur në kërkim.

Ai ishte i shoqëruar nga avokati i tij dhe mohoi të jetë i përfshirë në krim.

Vrasja e saj ka ngjallur zemërim në Argjentinë, ku njerëzit kanë mbajtur demonstrata duke kërkuar drejtësi, pasi Ornella u bë femra e pestë e vrarë në atë zonë, në muajin e fundit.

Lajmet e fundit nga