LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Big Brother fun club/Debat mes Albana Osmanit dhe Olti Currit, prezantuesja ndërpret emisionin

17 Prill 2017, 22:41, Lifestyle CNA

Sherri mes Damianos, Ervinit dhe Olsit ka sjellë debate edhe jashtë shtëpisë së ?Big Brother?. Për mospërputhje mendimesh, Albana Osmani dhe Olti Curri kanë nisur një debat në programin ?Big Brother Fun Club?, që transmetohet çdo të dielë në ekranin e ?Top Channel?.

Olti Curri si opinionist mbështet mendimin se djemtë duhet të përjashtoheshin nga loja, ndërsa Albana si prezantuese nuk e sheh si një sherr që duhet zmadhuar ka shumë, sepse fundja këto gjëra ndodhin çdo ditë. Nga sherri i Damianos, Ervinit dhe Olsit, debati kaloi tek Armela për të cilën Olti tha se e vetmja gjë që bisedon aty brenda është kremi, ndërsa Albana e kundërshton sërish në këtë pjesë duke thënë se karakterin e vërtetë të saj do e shohim në vazhdim, shkruan revista who

Pas kundështimeve dhe injorimeve, pika kulminante ka qenë kur Albana shkëput fokusin nga biseda dhe i drejtohet të eleminuarve të deritanishëm prezentë në studio, ndërsa Olti e ndërpret duke i bërë pyetje gazetares së ftuar për të vijuar linjën e diskutimit. ?Jam unë duke drejtuar programin?, ? thotë Albana dhe e ndërpret emisionin, çka shkaktoi jo pak reagime negative në rrjetet sociale. Pas publicitetit prezantuesja ka kërkuar falje për situatën e krijuar duke thënë se gjithçka në ?Fan Club? është e vërtetë.

 

Lajmet e fundit nga