LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tonet e ashpra të ministrit gjerman/Basha: Ju tregoj pse takimi zgjati kaq shumë

17 Prill 2017, 14:43, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një komunikim me gazetarët, menjëherë pas takimit që zhvilloi me ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

Në fjalën e tij, Basha sqaroi se pse takimi i tyre kishte zgjatur shumë dhe çfarë i kishte thënë në këto minuta ministrit.

?Takimi zgjati goxha dhe gjatë gjithë kësaj kohe, pas deklaratës së mëparshme ishte detyra ime  që të paraqisja faktet që çmontojnë gënjeshtrat e qeverisë. E kam bërë këtë gjë me qetësinë, faktet dhe mënyrën më europiane. Nuk komentoj deklaratën e tij të mëparshme, siç nuk kam qëllim t?i paraprij gjykimit të tij. Të merresh me këto detaje nuk është e thjeshtë, por për Shqipërinë do të thotë gjithçka. Edhe njëherë po e them injorimi i tonelatave të drogës është ndëshkim për Shqipërinë.”/CityNews

Lajmet e fundit nga