LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkodër-Dy të arrestuar, një në kërkim/Për çfarë akuzohen

17 Prill 2017, 13:13, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, pas ngjarjes së një dite me parë, ku u qëllua me armë zjarri një automjet.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim dhe shtetasi, që u arratis pak më parë nga komisariati i policisë.

Ja njoftimi i plotë:

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Nga veprimet e para proceduriale të kryera për ngjarjen e ndodhur me datë 16.04.2017, rreth orës 03:00, në lagjen Tom Kola, në vendin e quajtur ?Dugajt e Reja?, ku është dëmtuar xhami i parë si dhe është qëlluar me armë zjarri pistolete xhami i pasëm i automjetit tip Benz, me targë AA487AN, i cili ka qënë i parkuar dhe është në pronësi të shtetasit N. L, 51 vjeç, banues në lagjen Skëderbeg, rezultoi se:
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja model 54 kalibri 7.62 mm, automjeti i dëmtuar dhe automjeti AA740GN, që është në përdorim nga shtetasi Zef Sokoli dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Në lidhje me këtë rast si autorë të dyshuar u arrestuan shtetasit:
Zef Sokoli, 24 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër, për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, ?Prishje e qetësisë publike?, ?Kanosje?, ?Shkatërrim Prone?, kryer në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 84 , 150 , 274 , 278 , 25 të Kodit Penal.
Valentin Ndreu, 23 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër, për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, ?Prishje e qetësisë publike?, ?Kanosje?, ?Shkatërrim Prone ?, kryer në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 84 , 150 , 274 , 278 , 25 të Kodit Penal.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

K. D, 24 vjeç, banues në lagjen ?Skenderbeg?, Shkodër, për veprat penale të ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? , ?Prishje e qetësisë publike? , ?Kanosje?, ?Shkatërrim Prone? e kryer në bashkëpunim dhe ?Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik?, të parashikuara nga nenet 84 , 150 , 274 , 278 , 25 e 236 të Kodit Penal.
Ky shtetas ka qënë në statusin e të shoqëruarit dhe ka arritur të largohet forcërisht nga ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pasi autorët e dyshuar kanë debatuar me dy persona të paidentifikuar ende.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime te mëtejshme.
Gjithashtu për këtë rast, ku janë shkelur procedurat standarte për ruajtjen dhe shoqërimin e shtetasve në ambjentet e Policisë, kanë filluar hetimet nga Drejtoria Vendore Policisë Shkodër, nga Drejtoria e Standarteve Tiranë pranë Drejtorisë së Policisë Shtetit, si dhe SH. Ç. B. A.
U përgatit urdhri i pezullimit disiplinor për 2 punonjësit e policisë dhe filloi ecuri e rëndë disiplinore për 4 punonjësit e tjerë./CityNews

Lajmet e fundit nga