LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta feston me të rinjtë e LRI/Do luftojmë varfërinë dhe pabarazinë!

17 Prill 2017, 11:51, Aktualitet CNA

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim festiv të organizuar nga të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Rinore për Integrim të Durrësit në Kepin e Rodonit. Të pranishëm ishin edhe Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, anëtarët e Kryesisë së LSI-së, Nora Malaj e Lefter Koka, etj.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, z. Meta tha se LSI-ja do të bëjë përpjekje maksimale për të zgjidhur konfliktin politik që vendi të ketë stabilitet dje siguri për sipërmarrjen vendase dhe të huaj.

?Përpjekjet tona janë të palodhura që vendi të ecë i sigurt në rrugën e stabilitetit të demokracisë të forcimit të institucioneve dhe njëkohësisht edhe të forcimit të ekonomisë dhe të mirëqenies së gjithë familjeve shqiptare. Është shumë e rëndësishme që këtë konflikt absurd politik ta zgjidhim jo një ditë e më parë, por një orë e më parë. Sepse çdo orë që kalon në pasiguri dhe në drejtime të paditura, të pakontrollueshme, të pamenaxhueshme sjell më shumë pasiguri për sipërmarrjen vendase dhe për investitorët e huaj në vend dhe sjell një frenim të hapjes së vendeve të reja të punës?, – tha z. Meta, ndërsa theksoi se LSI vë interesin e vendit mbi çdo gjë tjetër, duke treguar përgjegjësi maksimale për forcimin e institucioneve dhe zhvillimi të ekonomisë.

?LSI mbi çdo interes të sajin ka vendosur dhe do të vendosë gjithmonë interesin e vendit dhe ka treguar gjithnjë përgjegjësi maksimale për të forcuar stabilitetin për të forcuar demokracinë për të forcuar institucionet. Sepse kjo është rruga që e zhvillon ekonominë tonë akoma më shpejt në mënyrë më të qëndrueshme, më të shëndetshme për të luftuar varfërinë dhe pabarazinë sociale që janë ende sfida të mëdha për familjet e Shqipërisë?, – deklaroi z. Meta./CityNews

Lajmet e fundit nga