Connect with Us

Gjermani foli si gjerman/Lulzim Basha, vendi dhe kuvendi?!

Aktualitet

Gjermani foli si gjerman/Lulzim Basha, vendi dhe kuvendi?!

Publikuar

-

Elvi FUNDO

– Ka reagime dhe qëndrime për gjithçka artikuloi ministri i Jashtëm Gjerman, Sigmar Gabriel, i cili i kërkoi opozitës të kthehej në Parlament dhe të braktiste rrugën e nisur prej saj.

Por Ministri gjerman të gjitha sulmet i bëri në hapat e para të vizitës së tij në Tiranë, duke e vënë Lulzim Bashën përballë faktit të kryer. Ai nuk priti të dëgjonte palët dhe më pas të mbante qëndrim. Ai ishte i drejpërdrejtë, duke folur qartë: PD dhe opozita për Gjermaninë ishte në rrugën e “gabuar”.

Në fakt, qëndrimi i tij është i rëndësishëm dhe PD nuk mund ta mohojë dhe as ta sulmojë siç po bëjnë disa militantë sharlatanë, apo injorantë politikë. Qëndrimi i Gabriel është qëndrimi zyrtar i qeverisë gjermane, i cili vjen në një moment mjaft delikat. Turqia është në autoritarizëm dhe po i quan gjermanët nazistë. Të njëjtën frymë urrejtjeje, ndaj gjermanëve, ke në Greqinë e mbytur në borxhe, që po i rikthehet një krize të thellë. Ngjitur kemi një republikë të quajtur Maqedoni, apo FYROM, që po mer flakë, terrorizmi kërcënon Kosovën e kështu me rradhë.

Shqipëri prej dy muajsh e ka opozitën në rrugë dhe jo pa kosto për vendin, por edhe për vetë BE-në e Gjermaninë, sepse një tjetër vend mund të destabilizohet nga bllokimi i zgjedhjeve prej opozitës, e cila po proteston paqësisht, duke “kërcënuar” se gjithë skenarët do jenë ditën e zgjedhjeve.

Gjermani flet si gjerman, pa një dhe pa dy, por kuvendi bëhet sipas vendit.

Basha doli e tha se kishte punën e tij. Askush nuk mund të thotë se Ministri i Jashtëm i Gjermanisë nuk njeh situatën. E njeh mjaft mirë. Mjaft të kujtojmë se Edi Rama largoi Ilir Beqajn dhe Saimir Tahirin menjëherë pas një vizitë në Gjermani e largimet e tyre i pasoi edhe me dy ministra të tjerë. Pra një sinjal kryeministri Rama e ka pasur, por këtë sinjal opozita nuk e lexoi siç i interesonte gjeostrategjisë politike të Gjermanisë si vend udhëheqës i BE, por e lexoi si presion që Rama e hëngri menjëherë. Ndoshta ato lëvizje ishin zgjidhja që Gjermania i ofroi Ramës për mbështetje të mëtejshme.

Shqipëria ka krim, drogë dhe një mijë e një probleme, por një Ministër i Jashtëm gjerman nuk mund të flasë gabim sepse nuk i pëlqen opozitës, apo atyre që po e sulmojnë turpësisht. Opozita mund të vazhdojë rrugën e saj, pra të bëjë atë që bëri Lulzim Basha, i cili shtruar dhe gjatë paraqiti faktet e tij. Ky ishte  një shans, ministri e dëgjoi, por kjo ishte hera e fundit. Vështirë se ka një herë të dytë me Gjermanin.

Gjermani foli si gjerman, tani opozita duhet të zgjedhë do vazhdojë rrugën e saj paqësore të protestës duke pritur që Gjermani të ndryshojë mendje apo do zbartojë “këshillat” e forta të Sigmar Gabriel. Vazhdimi i rrugës mund të sjellë që Basha të mos hyjë më në kancelaritë perëndimore dhe mund të izolohet, po radikalizoi qëndrimet dhe vazhdoi në të njëtën rrugë. Ose mund të fitojë me qëndresë paqësore popullore, ndonëse kjo e fundit mungon, dhe më shumë sesa një frymë popullore ndaj opozitës ka një ankth që lidhet me zgjedhjet e stabilitetin e vendit.

LEXO EDHE:  “LSI dhe PD paguajnë fëmijët për të protestuar”/ Milva Ekonomi: Të nisin hetimet

PD dhe Basha kanë të drejtë në qëndrimet e tyre, pasi ende s’ka asnjë garanci serioze për zgjedhjet, por ndërkombëtarët shohin dhe lexojnë ndryshe, largimet e ministrave dhe reagimet e policisë javët e fundit janë një shënjë pozitive për ta. Mund të kërkojnë dhe të tjera lëshime për Bashën, por pa bojkot e pjesëmarrës në Parlament dhe zgjedhje.

PD nuk i njeh këto hapa sepse e di mjaft mirë që këto nuk mjaftojnë për të zgjidhur problemin. Vizita e komshiut në shtepi për një drekë nuk mund t’i tregojë të zotit të shtëpisë ku pikon çatia. Problemi i Shqipërisë është se ska çati fare por ca tulla amerikane e tjegulla gjermane, që po ja hoqen edhe ato ja zënë shtëpinë komshinjtë, ashtu si ish-pronarëve ndërtimet pa leje.

Kreu demokrat Lulzim Basha duket të jetë në një ngërç mjaft të madh për të gjetur një zgjidhje përfundimtare me garanci të plota, por vështirë se zgjidhja është këmbngulja: ja qeveri teknike ja rrashë e vdiqa. Ndoshta do na duhet të presim edhe pak më shumë për të kuptuar nëse Basha do zgjedhë radikalizimin apo do tërhiqet me premtimin për tu mbështetur si kryeministër vite më pas. Thënë këtë të fundit PD nuk fiton dot as me qeveri teknike me Gjermanin kundër, prandaj Basha nuk mund të humbë karrierën për tu zhytur më tej në një aventurë që vështirë se do kishte fund të lumtur për të. Prandaj politika europiane njeh tërheqjen dhe konsensusin. Rama këtë bëri pas darkës tek Krokodili. Ndoshta Basha nuk pranon të bëjë të njëjtën gjë, megjithse këto katër vite ka qenë, thuajse në hapat e opozitës së Ramës.

Lulzim Basha mund të mos tërhiqet dhe të zgjedhë të qëndrojë fort, pasi edhe kjo është një rrugë që e forcon më tej si lider, mund ta bëjë edhe më të fortë, por edhe mund ta dobësojë më shumë, jo vetëm në Shqipëri por edhe tek ndërkombëtarët. Tani është koha që Lulzim Basha të veprojë si shqiptar apo si gjerman, s’ka rëndësi, pasi pasojat i ka vetë ai./Shkruar për Citynews.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

2 Comments

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bumçi: Këto janë arsyet themelore pse mbështes Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi , tregon se ka disa arsye themelore pse mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”  me Ylli Rakipin, Bumçi është shprehur se opozita ofron më shpresë që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 Prill.

Ai u shpreh se, nëse Sali Berisha nuk do të dilte dhe të organizonte foltoren, opozita do kthehej në muze.

Kam mbështetur Berishën për shumë arsye dhe themelorja është se opozita nuk ofron shpresë dhe kjo shpresë u shua me mos fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.



Fakti që nuk i ofruam shqiptarëve ndryshimin ishte goditje për opozitën. Duke qenë se partitë fushatën dhe gjithçka e kanë kthyer në presidenciale dhe merita do ti shkonte atij do bëhej kryeministër por kur humb duhet të mbash përgjegjësi.

Kjo humbje krijoi krizë besimi dhe kemi raportin më kritik që është bërë për zgjedhjet, por pse Basha nuk e përdor raportin kritik të zgjedhjeve.

Kur merr vendime duhet të përballesh. Demokratët e kuptojnë të mirën e PD, pse nuk i ndanë me to dhe të dalë ashtu siç del Berisha.

Duhet të kthejmë shpresën që opozita do ekzistojë, nëse Berisha nuk do të dilte opozita do kthehej në muze.  Kjo opozitë nuk ofron më shpresë se e ndryshon situatën dhe e bën më mirë”, tha Bumçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Elvis Naçi vendos të shesë spitalin pas polemikave/ “Me lekët do ndërtojmë shtëpi për të varfërit”

Publikuar

-

Nga

Imami Elvis Naçi njofton se ka vendosur të shesë spitalin Continental që ka në pronësi, pas shumë debatesh në media lidhur me mënyrën e dyshimtë se si ai arriti që ta blerë dhe burimin e të ardhurave.

Në një postim në rrjtet sociale, ai shkruan se Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka bërë një kërkesë për ta blerë dhe do të shitet për një shifër prej 850 milionë lekë të vjetra.

Naçi thotë se me fondin e përfituar do të ndërtohet një lagje për të varfrit në Kosovë dhe disa apartamente në Maqedonipër njerëzit në nevojë.



Gjithashtu, pritet të fillojë edhe ndërtimi i një lagje të madhe në Shqipëri, përveç asaj të Thumanës që po shkon drejt përfundimit.

Postimi i plotë:

Sot dua te ndaj nje lajm te bukur, nje lagje e re pritet te ndertohet nga Fondacioni Firdeus ne Kosove. Kryegjyshata Boterore Bektashiane na beri nje kerkese per te blere Spitalin Continental me deshiren per te patur edhe ky Komunitet nje Spital si komunitetet e tjera Fetare, pervec kesaj Spitali Continental gjendet ne pronen dhe ndertesen e Kryegjyshates Boterore Bektashiane dhe deshira e tyre eshte qe te investojne ne te gjithe zonen dhe pronat e tyre! Fondacioni Firdeus vendosi ta shese Spitalin Continental me shume prej 85 milion (leke te reja) dhe me fondin e perfituar do te ndertoje nje lagje per te varferit ne Kosoven tone te dashur dhe disa apartamente ne Maqedoni per njerezit ne nevoje. Por jo vetem kaq, nje tjeter lagje e madhe pritet te filloje edhe ne Shqiperi, pervec Thumanes qe po shkon drejt perfundimit, !  Bamiresi mbi bamiresi, pasi spitali Continental qe po blen Kryegjyshata Boterore Bektashiane do te vazhdoje traditen e  ndihmes se njerezve te pamundur por edhe  sepse me te ardhurat prej shitjes do te ndertohen lagje dhe shtepi te tjera te cilat do te zbukurojne dhe rehatojne zemrat e nevojtareve. Zoti ju shperblefte sepse bashke po zbusim sa mundemi hallet e shqiptareve. Amin.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ambasadori jep lajmin/ “Nga 11 tetori pasaporta shqiptare e vaksinimit do të njihet edhe në Britani”

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka bërë të ditur se prej 11 tetorit Britania e Madhe do të njohë certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga shteti shqiptar.



“Një lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe qytetarë të tjerë që udhëtojnë drejt Mbretëisë së Bashkuar nga këtu. Që nga 11 tetori do të njihen certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Shqipëria”, shkruan Ambasadori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE