LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Super e hëna/Në Tiranë vijnë urgjent përfaqësues të Merkel dhe PPE

16 Prill 2017, 19:30, Aktualitet CNA

Duke filluar nga e hëna kjo javë pritet të jetë një nga më të rëndësishmet për sa i përket faktorit ndërkombëtar dhe mesazhit që do të japin përfaqësuesit  për krizën politike në vend.

Dy aktorë të rëndësishëm europianë pritet ta vizitojnë vendin tonë nesër. Bëhet fjalë për ministrin e Jashtë gjerman, Sigmar Gabriel dhe ministri i Jashtëm hollandez Bert Koender, të cilët janë zyrtarët që e mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë, por gjithashtu kërkojnë që Shqipëria të kryejë detyrat për hapjen e negociatave.

Ndërkohë me këtë mision në Tiranë pritet të shumë shpejt të vijë edhe kryetari i komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister.

Ndërkohë parlamenti pritet që të zhvillojë këtë javë dy seanca të jashtëzakonshme plenare, të martën do të bëhet për vettingun dhe të mërkurën për presidentin./CityNews

Lajmet e fundit nga