LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitoi Referendumin, flet Erdogan/Vendimi që mori sot Turqia përmbys diskutimin 200 vjeçar

16 Prill 2017, 19:57, Aktualitet CNA

Deri më tani janë numëruar 99.33% e votave dhe janë 51.36% e turqve që mbështesin propozimin e Erdogan për t?i dhënë më shumë kopetenca si President i vendi dhe për ta ndryshuar Shqipërinë nga Republikë parlamentare në presidenciale.

Ndërkohë që tashmë është e qartë që turqit kanë favorizuar Recep Taiyyp Erdogan, i cili ka bërë vlerësimet e tij në lidhje me referendumin e zhvilluar.

Në një dalje përpara gazetarëve, Erdogan tha se sot turqit kanë votuar ditën e ndryshimit që i jep fund një diskutimi 200 vjeçar, shkruan Anadollu Agency.

?Votimi nga populli për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese, uroj që të jenë për të mirën e popullit dhe vendit tonë?, ka thënë Erdo?an dhe më pas ka shtuar: ?Turqia sot ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm i cili përmbys një diskutim 200 vjeçar të drejtimit të vendit. Ky vendim nuk është një vendim dosido. Ka të bëjë me një ndryshim shumë të rëndësishëm në sistemin e drejtimit të vendit. Është dita kur është dhënë vendimi i ndryshimit, tha Erdogan”/CityNews

Lajmet e fundit nga