LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet kush po i bllokon zgjedhjet/Kur do ulen palët në tryezë

15 Prill 2017, 12:38, Aktualitet CNA

Deputeti Ben Blushi ka komentuar situatën e rënduar politike dhe takimet e ditës së sotme. Blushi tha se palët duhet të ulen në tryezën e diskutimit duke filluar nga nesër.

Sipas tij, partitë e vjetra po cënojnë rëndë integritetin e zgjedhjeve të ardhshme.

Më tej, Blushi shtoi se LIBRA do të shkojë në zgjedhje për t?i treguar shqiptarëve se pushteti në Shqipëri mund të ndryshojë me votë.

?Duke filluar nga nesër shpresojmë që palët të ulen në tryezë. Po cënojnë rëndë integritetin e zgjedhjeve të ardhshme. Konfliktualiteti i partive të vjetra po kërcënon zgjedhjet. Reforma në drejtësi pengon zgjedhjet dhe zgjedhjet pengojnë reformën në drejtësi. Do të ishte tragjike nëse shqiptarëve do iu sekuestrohej mënyra për të votuar. LIBRA është e gatshme për gjithçka. Partitë e vjetra po merren vetëm me bllokimin e zgjedhjeve, ne do të shkojmë në këto zgjedhje me çdo kusht. Do tregojmë se pushteti në Shqipëri mund të ndryshojë me votë. Është urgjente thirrja e një tryeze për të lehtësuar dhe përcaktuar pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhje?, deklaroi kreu i LIBRA-s./CityNews

Lajmet e fundit nga