LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja për 13 mijë lekë/Djali i Agimit i tronditur: Babai s’njihej nga plagët

15 Prill 2017, 17:15, Aktualitet CNA

Policia ka dalë në përfundimin se Agim Arapi ndërroi jetë si pasojë e problemeve që kishte me zemrën, por djali i viktimës shprehet se i ati ishte transformuar totalisht në fytyrë nga plagët që kishte marrë pas sulmit barbar, shkruan “panorama”.

Sipas tij, nuk ka asnjë dyshim që i ati ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve që i kanë dhënë dy vëllezërit dhe Jurgen Kurti.

?Unë jetoj në Itali. Nuk isha në dijeni të këtij konflikti. U habita kur më njoftuan se babi kishte ndërruar jetë, pasi ishte sulmuar nga këta persona. U nisa me urgjencë nga Italia. Kur erdha këtu, çfarë të shikoja, babai nuk njihej fare nga dëmtimet dhe plagët që kishte marrë në fytyrë. Ai kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale tetë muaj më parë, por nuk ka ndërruar jetë nga zemra, për këtë të jenë të sigurt. Ai ka vdekur si pasojë e dëmtimeve që ka marrë nga sulmi barbar. Nuk di çfarë të them. Ajo që kërkoj tani nga drejtësia është të dënohen maksimalisht përgjegjësit e kësaj vrasjeje, me qëllim t?i vënë gishtin kokës dhe të mos e përsërisin këtë që bënë me babain tim te persona të tjerë. Nga sekuencat filmike që kanë xhiruar kamerat e sigurisë duket qartë se ka qëlluar edhe Jurgeni me një mjet të fortë. Policia duhet t?i shikojë këto sekuenca filmike dhe ta arrestojnë edhe atë, pasi po bredh nëpër qytet sikur të mos ketë ndodhur asgjë?, u shpreh Dervis Arapi.

Lajmet e fundit nga