LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga froni, tek altari, tek Kushtetuta/Një histori e gjatë e MONARKISE

15 Prill 2017, 18:35, Aktualitet CNA

Në perandorinë romake, mbreti ishte i emëruari prej hyjnive. Kostandini largoi kurorën nga paganizmi, dhe bëri aleat të tijin komunitetin e krishterë. Natën e Krishtlindjeve të vitit 800, Papa Leoni III kurorëzoi mbret Charlemagne (Karlin e Madh). Nën patronazhin e fuqisë hyjnore mund të rilindnin kështu Perandoria Romake e Perëndimit dhe të merrnin formë kufijtë e parë të Europës moderne. Pas kësaj, luftërat për supremacinë, mes Kishës dhe kurorave? Humanizmi futi në krizë idenë e monarkisë, si e drejtë hyjnore, dhe mes shekujve XV-XVI, sovraniteti, gjithnjë e më shumë i kuptuar si delegim i popullit. Deri kur në Francë, politika e Luigjit XVI (1638-1715) solli personifikimin e shtetit tek figura e sovranit: ?L?Etat c?est moi?, thoshte Mbreti Diell?

?Evropa ka kaluar shumicën e historisë së saj, nën dorën e ashpër ose të butë, të njerëzve me kurorë; u detyrohet atyre disa orë të lumtura, dhe kur vendosi për t?i hequr qafe, e bëri pa urrejtje, njësoj si kur shpie në papafingo, disa mobilje të vjetra, që nuk të duhen më. Nuk është e lehtë të besosh se po ajo Francë, urrente aq shumë të adhuruarin Luigjin XVI?. Kështu shkruante filozofi dhe eseisti spanjoll, José Ortega y Gasset (1883-1955), duke nënvizuar lidhjen e fortë mes evropianëve dhe sovranëve të tyre. Monarkia është forma më e vjetër e pushtetit dhe fuqia e mbretit, që në fillimet e kohërave, është luajtur gjithmonë në tryezat hyjnore të pushtetdhënies.

ROMAKET

Në periudhën monarkike të Romës (mes 753 dhe 509 para Krishtit), mbreti ishte jo vetëm kreu suprem politik e ushtarak, por ishte mbi të gjitha mbajtësi i ?auspicias?, i emëruari prej hyjve. Kur monarkia ra për t?i lënë vend një forme të re qeverisjeje, mbreti mbeti si Rex Sacrorum, kreu fetar, i zhveshur nga karakteri i tij politik, por jo nga funksioni spiritual. Më pas erdhi paranteza e gjatë republikane: Roma u bë kryeqytet i të gjithë botës së njohur dhe tradita monarkike dukej se kish perënduar një herë e mirë. Por ishte vetëm dukje.

Kur Oktaviani (63 para Krishtit ? 14 pas Krishtit), nipi i Jul Cezarit mori në duar shtetin, duke u bërë sovran absolut, monarkia e ripërshtatur, u rishfaq.

Oktaviani, që ashtu si Cezari nuk donte të bëhej mbret, u bind gjithësesi që të merrte emrin e Augustit, ?ai që është i shenjtë e i emëruar prej Perëndive?. Rikthimi në karakterin hyjnor të perandorit u theksua nga njëri pasardhës tek tjetri, dhe me Dioklezianin (244-311), perandori ishte jo vetëm prifti më i lartë, por edhe një prej hyjnive. Por tashmë, kohët e politeizmit i kishin ditët të numëruara: një forcë e re e madhe, pikësëpari morale, e më pas politike, por i ndryshonte një herë e përgjithmonë kartat në tryezën e historisë së monarkisë.

NE EMER TE ZOTIT

Kristianizmi identifikonte tek perandori, përfaqësuesin e ligjshëm të Perandorisë romake, por nuk mund t?i njihte karakterin e gjysmëperëndisë. Persekutimi ishte haraçi që duhej të paguanin kristianët, për këtë konceptim revolucionar dhe destabilizues për dhomat e pushtetit. Deri në vitin 313, kur Kostandini u dha atyre lirinë e fesë. Më tepër se kaq: ai nisi të marrë pjesë direkt në punët e Kishës, dhe largoi kurorën nga paganizmi. Me mbështetjen e komunitetit fetar të krishterë, ai forconte kështu prestigjin e monarkisë.

PAPA MBRET

Por ndërkohë që perandoria romake kristianizohej gradualisht, figura e papës merrte kështu konotacione monarkike. Nga shekulli IV e tutje, papa nisi të marrë në mënyrë progresive shenja mbretërore. Nisi kjo me perandorin Gracian, i cili në vitin 380, si i krishterë, u zhvesh nga titulli Pontifex Maximus. Aty hyri Peshkopi i Romës, dhe jo në cilësinë e kreut të të gjithë besimeve fetare të perandorisë, por si figurë në krye të dioqezave kristiane. Prej këtu papa nisi të marrë cilësime dhe prerogativa, që ishin të perandorit.

Për të shprehur këtë identitet të ri të peshkopit të Romës, u adoptuan edhe simbolet e jashtme të pushtetit. Si për shembull manteli i purpurt që perandori Gracian i dha Papës. Që atëherë, papa e ka mbajtur gjithmonë, edhe pse me kalimin e kohës është reduktuar. I pari që e refuzoi këtë simbol të fundit monarkik ka qenë Papa aktual, Francesku.

Natën e Krishtlindjeve të vitit 800, Papa Leoni III kurorëzoi mbret Charlemagne (Karlin e Madh). Nën patronazhin e fuqisë hyjnore mund të rilindnin kështu Perandoria Romake e Perëndimit dhe të merrnin formë kufijtë e parë të Europës moderne. Por dihet, martesat prej volisë shpesh herë lëkunden, dhe muaji i mjaltit mes Kishës dhe monarkisë nuk bëri përjashtim.

PUSHTET I PERKOHSHEM

Shkelja e ?Privilegium Octonianum?, kontrata dypalëshe mes Oktonit I (912-973) dhe Papa Gjonit XII (937-964), dhe emërimi i një antipape nga ana e perandorit, shënoi fillimin e një periudhe të gjatë e të trazuar luftërash, mes Kishës dhe perandorisë, ku secila pretendonte supremacinë e vet dhe autonominë nga tjetra.

Në një periudhë të caktuar, peshkopët e Romës përpunuan një filozofi teologjiko-politike që i shtyu të pretendojnë superioritetin e Kishës, mbi të gjithë mbretëritë e tjera të botës. Kjo nënkuptonte, sipas fjalëve të Bonifacit VIII (1230-1303), që papët kishin dy shpata: atë të pushtetit spiritual, që e ushtronin direkt mbi shpirtërat, dhe atë të pushtetit të përkohshëm, që e delegonin sepse Papa jepte kurorat. Natyrisht, perandorët kishin mendim krejt tjetër dhe konfliktet që pasuan janë të gjithë në librat e historisë: luftëra për emërime, Reforma? Në vendet që mbetën katolikë, papa vazhdoi të ketë, të paktën spiritualisht, supremacinë. Dhe mbretërit vazhduan të kurorëzohen, me formula që janë ato të Kishës romake.

ME KONTRATE

Humanizmi futi në krizë idenë e monarkisë, si e drejtë hyjnore, dhe mes shekujve XV-XVI, sovraniteti, gjithnjë e më shumë i kuptuar si delegim i popullit dhe në një farë kuptimi ?kontraktual? mori forma të ndryshme: monarki absolute në shtetin milanez; absolutizëm i shoqëruar me parlament dhe ansamble në Francë; monarki feudale fisnikësh në shtetet gjermane, Hungari e Poloni; monarki kushtetuese në Angli.

Deri kur në Francë, politika e Luigjit XVI (1638-1715) solli personifikimin e shtetit tek figura e sovranit: ?L?Etat c?est moi?, thoshte Mbreti Diell. Për Versajën, ?ius regaliae?, administrimi i peshkopatave dhe të ardhurave të tyre, ishte pjesë integrale e pushtetit monarkik. Edhe në anën tjetër të kanalit, froni fitonte mbi Kishën. Jo vetëm mbretërit anglezë të Tudorëve më parë dhe Stuartëve më pas mbetën besnikë të ndarjes që kërkoi Henri VIII (shekulli XVI), mbreti që guxoi të ndahej nga papa dhe të themelonte një kishë të re; por u mbajtën fort rolet udhëheqëse: edhe sot e kësaj dite, kreu i Kishës anglikane është mbreti (ose mbretëresha) angleze.

ILLUMINATI

Rreth shekullit XVII, Iluminizmi hyri pashmangshmërisht në konflikt me çdo formë të traditës politike, fetare, sociale e morale. Mendimtarët e mëdhenj të kohës, i dakordësuan kundër pushtetit monarkik tradicional dhe idetë e reja u përplasën dhunshëm mbi Francën. Por nga revolucioni francez doli gjithësesi një republikë e dobët, shumë e brishtë për t?u rezistuar ambicieve të Napoleon Bonapartit, gjeneral i Francës revolucionare më parë, ?Perandor i francezëve? më pas. Rënia e Bonapartit dhe Kongresi i Vienës sollën rikthimin e sovranëve që kish mundur Bonaparti. Por ?leksioni? ishte dhënë tashmë dhe qeveritë, të shkundura prej lëvizjeve revolucionare, kuptuan se sa e rëndësishme ishte për to që të gjenin një ?legjitimim? të ri. Ku? Në parimin hyjnor, natyrisht, një viaticum për fronin që pas disa shekujve, mund t?i hiqej pluhuri. Pikërisht kështu u forcua përsëri lidhja mes fronit dhe altarit, dhe me Aleancën e shenjtë sovranët e Austrisë, Rusisë dhe Prusisë u angazhuan të ndihmonin njëri-tjetrin, në emër të parimeve të kristianizmit.

NGA MONARKIA TEK FUNKSIONARI

Aleancat e reja megjithatë nuk merrnin parasysh një protagonist të ri të skenës europiane: aspiratat që po lindnin për liri politike dhe pavarësi kombëtare. Dhe monarkia e ngritur mbi të drejtën historike, hyjnore dhe dinastike, u hodh poshtë, për t?u zëvendësuar nga një legjitimitet i ri, i llojit kombëtar-përfaqësues. Në këtë kalim të vështirë, kurora humbi disa prej elementeve themelore të legjitimitetit të vet, por fitoi të tjerë. Dhe sovrani do të shndërrohej thjesht në një funksionar shtetëror, titullar vetëm i të drejtave dhe kompetencave që i jep Kushtetuta. /bota.al

Lajmet e fundit nga