LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Malltezi sulmon Artan Lamen/Të vdiq emri, çfarë the më 2013 dhe ...!

15 Prill 2017, 15:03, Aktualitet CNA

Kreu i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar pas lajmin se Edi Rama ka dhënë leje për ndërtimin e një kulle 44 katëshe te 7 xhuxhat.

Malltezi ka sulmuar kreun e ALUIZNI-t, Artan Lamen, teksa i kujton deklaratën e bërë para disa vitesh, kur PD ishte në pushtet.

Sipas demokratit, në atë kohë nuk u lejua asnjë ndërtim në lulishte, por Lame ishte idiot që nuk lexonte. Ndërsa sot, sipas tij, ai nuk ndihet për 44 katëshin.

Ja reagimi i plotë:

I vdiq emri, i moren fytyren ne kembim te milionave qe ndan me miqte e kryetarit. Shoh qe edvini ka dhene leje 44 kateshe per ndertim tek 7 xhuxhat dhe mu kujtua sesi nje emerhumbur me sulmonte para disa vitesh se kinse do leshohej leje ndertim 9 kateshe tek 7 xhuxhat. E lame ne genjeshtren dhe mjerimin e tij por i thame qe Vleresimi Strategjik Mjedisor per Planin Urban te Tiranes te 2013 nuk lejonte asnje ndertim ne lulishte. Nuk doja ta fyeja qe ti thosha “ose je idiot qe nuk lexon ose je i pafytyre qe mashtron” pasi ne fakt nuk u cenua asnje lulishte qe kish mbetur ende pa pallat nga edvini dhe nuk imagjinohej parkim per beson tek tajëani apo betonizim i parkut te liqenit. Ai qe i dhimbsej toka qe do mbante nje 9 katesh nuk ndihet kur do ndertohet 44 katesh!!! Trishtim me mjerimin ku e kane detyruar te zbrese. Se ne kembim te milionave te hallexhinjve apo seksereve, detyrohet te hape tendera te rreme per kinse fotografime qe i ka prej vitesh ne sistem qe te ndaje qindra mijera euro me ben dervishin. Dhe kur ke kaperdire milionat e paligjshme te humbet emri, te merret fytyra, te thahet gjuha e nuk te del zeri apo jo zoti Lame?
Kjo eshte fabula e “shqiperia qe duam”?/CityNews

Lajmet e fundit nga