LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blushi zbulon shifrën/Sa njerëz kanë kandiduar për deputetë të LIBRA-s

15 Prill 2017, 12:08, Aktualitet CNA

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka folur sot për mediat pas mbledhjes së partisë që ai drejton. Blushi tha se sot ishte një mbledhje e rëndësishme e LIBRA-s, pasi u shqyrtuan kandidatët për deputetë.

Sipas tij, lista e kandidatëve për deputetë të LIBRA-s do të përfundojë brenda javës që vjen. Ndërsa deri tani, tha Blushi, kanë kandiduar pothuajse 200 burra e gra nga e gjithë Shqipëria.

?Sot kishim mbledhje të rëndësishme të LIBRA-s. Kemi filluar të marrim në shqyrtim kandidatët për deputetë të LIBRA-s. Do pranojmë qytetarë të zakonshëm, jo njerëz të krimit. Deri sot kanë kandiduar pothuajse 200 burra dhe gra nga e gjithë Shqipëria. Deri në fund të javës që vjen ne do të përfundojmë listën e kandidatëve?, deklaroi deputeti./CityNews

Lajmet e fundit nga