LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Itali/Humb jetën i riu shqiptar, 3 tjerët në gjendje kritike (Video)

15 Prill 2017, 18:20, Aktualitet CNA

Në aksident tragjik ka ndodhur në Rovergaro të Italisë, ku janë përfshirë katër të rinj shqiptarë. Fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetë pasi është transportuar në spital. Mediat italiane bëjnë me dije se makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në oborrin e një banese.

Katër të rinjtë u dërguan me urgjencë në spital. Njëri prej tyre nuk arriti të mbijetonte, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihen shkaqet e plota të aksidentit, por dyshohet se shpejtësia e lartë ka bërë që mjeti tip Volkswagen Golf të përfundonte jashtë rrugës.

Të aksidentuarit janë të moshës 17 dhe 19-vjeçare, ndërsa i riu që humbi jetën ishte ulur në sediljen e pasme të automjetit.


Piacenza24 – Incidente a Rivergaro, i soccorsi… by e-d21

Lajmet e fundit nga