LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjike-Vetëvritet vajza 17-vjeçarja e policit/Reagon Prokuroria

14 Prill 2017, 18:41, Aktualitet CNA

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan që t?i bëhet obduksioni Mediana Thaçit, vajzës 17 vjeçare nga fshati Roganë e Kamenicës, e cila dyshohet se ka vrarë veten.

Reagimi i Kryeprokurorit të Shtetit vije pas raportimit të Insajderit se megjithëse vajza ka vdekur në rrethana të paqarta si pasojë e gjuajtjes me armë, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Rabije Jakupi, nuk ka lejuar që trupit të pajetë t?i kryhet obduksioni, Insajderi.com.

?Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ?Insajderi.com? me titull: ?Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore?, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të viktimës M.Th., t?i kryhet obduksioni?, thuhet në njoftimin e Kryeprokurorit.

Insajderi ka zbuluar se Mediana Thaçi ka vdekur si pasojë e shkrepjes së një plumbi nga një armë me leje që besohet se ka qenë e axhës së saj. E ndjera është vajza e një polici të Kosovës.

Insajderi ka provuar të kontaktojë me prokuroren Rabije Jakupi, për të kuptuar pse nuk ka lejuar obduksionin, por ajo nuk është përgjigjur. Shefi i saj, Jetish Maloku, ka thënë se nuk di arsyet se pse prokurorja nuk ka lejuar kryerjen e obduksionit.

Lajmet e fundit nga