LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifrat-23 tonë hashash në 20 ditë/Gazetari “shpërthen” ndaj Tahirit: Mbylle njërin sy?!

14 Prill 2017, 18:30, Aktualitet CNA

Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj, ka reaguar për sasitë e mëdha të drogës të kapura ditët e fundit nga policia. Në rrjetet sociale, Vezaj shkruan se iku Saimir Tahiri, por droga jo.

Sipas tij, për 20 ditë në Shqipëria janë sekuestruar 23 tonë hashash, pa përfshirë tonelatat e kapura në Itali apo edhe zbulimin e laboratorëve të kultivimit të hashashit.

Në lidhje me shifrat e frikshme të 20 ditëve të fundit, pas largimit të Tahirit nga ministria e Brendshme, gazetari ngre një sërë dyshimesh dhe pyetjesh, si më poshtë:

Ja çfarë shkruan Vezaj:

Iku Tahiri, por droga jo!
Per 20 dite ne Shqiperi, policia ka sekuestruar rreth 23 ton hashash, pa perfshi ketu tonelatat e kapur ne Itali apo edhe zbulimin e Laboratoreve te kultivimit te hashashit!
Kjo shifer zyrtare, referuar njoftimeve te policise, eshte sekuesteuar nga policia nga data 24 Mars deri me 13 Prill te ketij viti!
Pra, me 24 Mars u njoftua shkarkimi i ish-ministrit te brendshem S.Tahiri, i cili ne cdo dalje para mediave trumbetonte per asgjesimin e 98 % te parcelave me hashash dhe luftes pa kompromise qe ai ka bere kunder droges, se policia e shtetit ishte ne plan te dyte!
Por vetem 20 dite nga shkarkimi (lirimi) i tij Policia ka kapur 23 ton hashash!
Nuk e di ju c’mendoni, por une kam shume dyshime dhe pyetje!!!
1. A thua Policia e Shtetit nuk u lejua te “zbuloi” keto tonelata e hashashit e laboratoret e kultivimit??!
2. A thua Policia e Shtetit (te cileve ju rrit rroga) e sabotoi luften kunder narkotrafikut te ish-ministrin Tahiri!!!!??
3. A thua te kishte dijeni ish-ministri per keto sasi te medha droge apo mbylli njerin sy??!
4. Po cfare mendon ai tani pasi iku dhe policia po gjen per cdo dite tonelata droge dhe laboratore canabisi vetem pak km nga kryeministria e ish-zyra e tij?!?
6. Kur gazetaret thonin qe eshte mbush Shqiperia me droge, ai akuzonte si pjese e te keqes, po tani!??!
P.S. Kot edhe une sa e vras mendjen ?
#skeni_pa_asgje_akoma#
#pyetje_dhe_dilema_nga_fronti_i_se_keqes#/CityNews

Lajmet e fundit nga