LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama pranon krizën/Po ndodh ajo që s’ka ndodhur kurrë në Shqipëri

14 Prill 2017, 09:48, Aktualitet CNA

Në një konferencë për mediat, kryeministri i vendit Edi Rama ka folur sot për krizën në të cilën ndodhet politika shqiptare.

Në fjalën e tij, Rama tha se ndodh për herë të parë që qeveria të kërkojë dialog dhe opozita ta refuzojë dhe se ka shprehur gatishmërinë e tij për tu ulur bashkë me opozitën për një dialog në të mirë të vendit.

“Në situatën surreale që ka krijuar PD duke u përpjekur të minojë themelin e demokracisë, po ndodh ajo që s?ka ndodhur kurrë në Shqipëri është opozita shqiptare dhe jo qeveria që refuzon dialogun. Kurrë një vend nuk e ka parë një krizë të tillë. Edhe në krizat më të rënda ka qenë opozita që ka kërkuar gjtihmonë dilog dhe qeveria që ka refuzuar deri ne ekstrem. Kurrë ska ndodhur deri më sot, që qeveria të lutet për dialog dhe opozita ta refuzojë”, ka thënë në fjalën e tij Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga