Connect with Us

Llalla me urgjencë drejt Durrësit/Ja arsyeja e rëndësishme

Aktualitet

Llalla me urgjencë drejt Durrësit/Ja arsyeja e rëndësishme

Publikuar

-

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka zhvilluar sot një takim urgjent në Prokurorinë e Durrësit. Në këtë takim, Llalla shoqërohet nga kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Takimi nuk është publik dhe mësohet se temë e diskutimit është çështja e trafikimit të lëndëve narkotike.

Pak ditë më parë, në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias së Leçes, u zbulua një grup që trafikonin lëndë narkotike nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Video/ Situatë alarmante nga zjarret në Greqi, banorët refuzojnë të evakuohen

Publikuar

-

Nga

Video/ Situatë alarmante nga zjarret në Greqi, shkrumbohen rajone të tëra, banorët refuzojnë të evakuohen

Situata me zjarret në Greqi, duket të jetë tejet e rënduar, ndikuar dhe nga erërat e forta që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Glafkos, Patra, Koukouli, Achaia, Kretë, Athinë, Halkidiki janë disa nga rajonet më të prekura.

Zona e Souli është evakuuar, ndërsa flakët kanë arribanorettur në shtëpitë e para.

Perimetri në lartësinë e Glafkos u mbyll, ndërsa kataliza e romëve në Riganokampos po evakuohet.

Në Souli, sipas “patrastimes.gr”, banorët refuzojnë të lënë shtëpitë e tyre pavarësisht thirrjeve të policies.

LEXO EDHE:  Rama me Dakon ne Durres: Projekte ambicioze per te ardhmen

LEXO EDHE:  Ministria e Brendëshme bën bilancin/ Në Durrës do të shemben 22 banesa të dëmtuara

Një urdhër për evakuimin preventiv të komunitetit të Drosia në Achaia u dha nga Brigada e Zjarrfikësve pak para orës 13:00 të mesditës, në mënyrë që banorët të mos rrezikohen.

Në të njëjtën kohë, forcat zjarrfikëse tokësore dhe ajrore që veprojnë në zonë janë forcuar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet, problemet që mbetën pa zgjidhje dhe ato që u shtuan nga 2017-ta

Publikuar

-

Nga

Rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet, problemet që mbetën pa zgjidhje dhe ato që u shtuan nga 2017-ta

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit përplasi politikën shqiptare. PD pretendoi se ODIHR konfirmoi masakrën zgjedhore, ndërsa për PS ky raport ishte më i miri ndonjëherë.

Në dokumentin e ODIHR flitet për disa probleme që kanë qenë në 2017-ën, dhe disa të tjera që shtohen për 2021-shin dhe theksohen si rekomandime prioritare për t’u përmirësuar në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Rekomandimi për ndërhyrje në ligjin zgjedhor përsëritet në rekomandimet e vitit 2021, me nevojën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ajo që theksohet në pikën e parë të rekomandimeve për 2021-shin është konsensusi që duhet për të qartësuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Një tjetër problem në këto zgjedhje, evidentuar edhe në 2017-ën, lidhet me fshehtësinë e votës dhe presioni për votuesit.

Po ashtu, edhe shitblerja e votës mbetet një problem për të cilin ODIHR kërkon zgjidhje, njëjtë siç kishte kërkuar pas zgjedhjeve të 2017-ës. Në raport theksohet se duhen hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet gjithashtu të raportojnë dhe të japin prova të çdo rasti blerje votash ose presioni.

Mbrojtja e të dhënave personale, kryesisht e shkaktuar nga publikimi i sistemit të patronazhistëve pak ditë para zgjedhjeve, është një tjetër shqetësim që ka ODIHR.

LEXO EDHE:  Ministria e Brendëshme bën bilancin/ Në Durrës do të shemben 22 banesa të dëmtuara

LEXO EDHE:  E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Në raport kërkohen ndryshime ligjore që do i jepnin pavarësi mediave e do i mbante larg presioneve financiare gjatë fushatave. Rrjedhimisht, lajmet nuk do kontrolloheshin e as prodhoheshin nga partitë.

Ndërkohë, çështje si depolitizimi i administratës zgjedhore, e drejta e votës për personat me aftësi të kufizuara apo transparenca për materialet zgjedhore, ndryshe nga raporti i 2017-ës, në dokumentin e 2021-shit, nuk përmenden më si këshilla parësore.

Megjithëse zgjedhjet ndryshojnë, teknologjia e përdorur po ashtu, edhe paratë e shpenzuara rriten, problematikat mbeten të njëjta. Në çdo palë zgjedhje shtrohet diskutimi për një reformë të re dhe gjërat ndryshojnë vetëm pak muaj para se shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit, pa i lënë kohë as institucioneve.

Reformat zgjedhore pak muaj para zgjedhjeve kanë treguar se nuk kanë qenë plotësisht të efektshme, dhe në shtator, një nga detyrat më emergjente të Parlamentit të ri do të jetë përfundimi sa më shpejtë i paketës ligjore për zgjedhjet. Parlamenti i ri do na gjejë sërish me nevojën për një reformë zgjedhore dhe dialog mes palëve./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim për vrasje në Shqipëri/ Emiratet e Bashkuara Arabe marrin vendimin e papritur për Florenc Çapjën

Publikuar

-

Nga

Në kërkim për vrasje në Shqipëri/ Emiratet e Bashkuara Arabe marrin vendimin e papritur për Florenc Çapjën

Florenc Capja prej 12 korrikut është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, me leje qëndrimi madje edhe i punësuar, ndonëse në Shqipëri rezulton në kërkim për vrasje.

Lajmin e ka dhënë avokati i tij mbrojtës, Neshat Fana, në një prononcim për Ballkan web, ku ka bërë me dije se Florenc Çapja ka qëndruar për një periudhë kohe nën mbikëqyrje në një banesë në Dubai, por tashmë është lënë i lirë.

Çapja pretendon sipas një e-maili dërguar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se nuk ka marrë asnjë dijeni për procesin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Aksioni nga SHÇBA në Durrës/ Arrestohen 17 policë

Një ditë më parë Gjykata e Posacme vendosi të vecojë cështjen ndaj tij dhe Olsi Lekut nga të pandehurit e tjerë me argumentin se Florenc Capja nuk ka marrë dijeni për këtë proces.

LEXO EDHE:  E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja./CNA.al

LEXO TE PLOTE