LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ke surrat të më përgjigjesh? Duhet të ishe në burg!/Ndaj kujt shpërtheu Basha

14 Prill 2017, 10:21, Aktualitet CNA

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka vijuar edhe sot sulmet ndaj drejtorit të Policisë së Durrësit, Perlat Çullhaj.

Një ditë më parë, Basha tha nga çadra e protestës se drejtori Çullhaj ka një magazinë me 120 tonë drogë. I menjëhershëm ishte reagimi i drejtori të policisë, i cili hodhi poshtë akuzën e kryedemokratit.

Ndërsa ditën e sotme po nga çadra e protestës, Basha iu drejtua Çullhajt se nuk ka surrati t?i përgjigjet, pasi akuza është e vërtetë.

?Ti e ke mbushur vendin me drogë, e ke korrur dhe e ke futur në hambarë. Po e kontrollon me dorën e krimit. Si ai Perlat Cullhaj ka surrat e më përgjigjet. Ai duhet të jetë në burg, policia evropiane ka kërkuar shkarkimin dhe arrestimin e tij, por nuk e arreston dot ti, se ato janë këmbët e karriges ku ulesh për ditë?, tha Basha./CityNews

 

Lajmet e fundit nga