LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironia e fortë e Blushit me liderët politikë/Krizë telefonash të prishur!

14 Prill 2017, 18:22, Aktualitet CNA

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka ironizuar me krizën politike të krijuar në vend, duke e quajtur një krizë telefonash.

Në rrjetet sociale, Blushi ka përshkruar me pak fjalë atë që ndodhi orët e fundit, ku pati një dalje publike nga të eksponentët më të lartë në vend, që nga Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta dhe krydemokrati Lulzim Basha.

Ndërsa përmes ironisë, Blushi sqaron se çfarë thanë ata, duke deklaruar se kjo është Republika e Telefonave të Prishur.

?REPUBLIKA E TELEFONAVE TË PRISHUR! Kjo krizë po kthehet ne një krizë telefonash. Bujari Nishani thotë deri sa ta zgjidhni vetë mos më merrni ne telefon.Edi Rama i thotë PD me merrni në telefon. Lul Basha thotë ndrysho numrin e telefonit. Ilir Meta thotë telefoni im është i hapur për te gjithë. Kjo është Republika e Telefonave të Prishur?, shkruan Blushi./CityNews

Lajmet e fundit nga