LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si e përjetoi Idrizi përjashtimin nga Vettingu?/Ja reagimi dhe debati me Metën

13 Prill 2017, 19:26, Aktualitet CNA

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka folur për seancën e jashtëzakonshme të 11 prillit, ku u diskutua krijimi dhe përbërja e komisionit ?ad hoc? për verifikimin e kandidatëve për institucionet e vettingut. Këto komisione do të verifikojnë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Deputetët e mazhorancës në Kuvend miratuan kandidaturat e dy anëtarëve të PS-së, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, dhe atë të LSI-së, Luan Rama.

Por gjatë votimit, vetëm kreu i PDIU Shpëtim Idrizi nuk ka marrë votat e nevojshme për të qenë anëtar i komisionit ?ad hoc? për vettingun.

Në emisionin ?Të Paekspozuarit? të gazetarit Ylli Rakipi, kreu i PDIU tha se artifica të kësaj natyre, si ajo e qëndrimit të mbajtur në Kuvend, duhet të shmangen, ndërsa theksoi se duhet t?i jepet rëndësia e duhur reformës në drejtësi.

Si e përceptoni ju atë që ndodhi në Kuvend?
Për gjëra kaq themelroe siç eshët reforma në drejtësi, artifica të tilla i bëjnë dëm procesit. Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme, dh zbatimi i vettingut nuk mund të fillonte me një gjë të tillë. Nuk ndaj opinionin që dy partitë e mëdha të kenë mazhorancës, pasi ata kanë përgjegjësinë për këtë sistem që ne po anatemojmë sot. Kreu i Parlamentit i ka dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare për të paraqitur kandidaturën. Edhe ne paraqitëm kandidaturën tonë, nisur edhe nga fakti që mazhoranca jonë ka 3 grupe parlamentare. Emri i propozuar nga PDIU, ishte në kuadër të kësaj. Në Konferencën e Kryetarëve, u tha se PDIU meqë nuk është e përfaqësuar me ministër, trajtohet si minorancë. Por këtë nuk mund ta pranonim. Ne tashmë përfaqësohemi në kabinet qeveritar me zv.ministër. Megjithatë nuk ka rëndësi fakti i kësaj artifice. Në këto kushte doli ideja që të vazhdoja të garoja në pjesën e mazhorancës.

Si jua shpjeguan këtë?
Ne nuk pranuam. Edhe disa anëtarë të Konferencës së Kryetarëve nuk e pranuar këtë. Dhe me ngeli të garoja me Ulsi Manjën. Por theksoj se ne të gjithë duhet të kuptojmë se reforma në drejtësi është një proces shumë serioz./CityNews

Lajmet e fundit nga