Connect with Us

“Shpërthen” gazetari/Dramë! Të vrasin njerëzit dhe të detyrojnë të mbyllësh gojën!

Aktualitet

“Shpërthen” gazetari/Dramë! Të vrasin njerëzit dhe të detyrojnë të mbyllësh gojën!

Publikuar

-

Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas denoncimit në emisionin investigative “Stop”, ku për shkak të kushteve skandaloze në spital kishte humbur jetën vëllai i deputetit të Partisë Socialiste.

Në rrjetet sociale, gazetari Koka shkruan se nuk ka dramë më të mëdha se pasi të humbasësh njeriun e afërt të të detyrojnë të mbyllësh edhe gojën. Ndërsa ka falënderuar emisionin për këtë zbulim.

LEXO EDHE:  “Do na merrni në qafë pash Zotin”/ Infermierë pa veshje mbrojtëse në shtëpitë e pacientëve me Covid-19

“Ky nuk eshte nje fake neës!… Ky lajm, dhe bravo i qofte emisionit investigativ STOP, eshte fiks revolucioni qe pasi griu gjithe popullin, ne fund hengri edhe bijte e vet!… p.s…Nuk ka drame me madhe qe pasi te humbasesh njeriun e afert, te te detyrojne edhe te mbyllesh gojen”, shkruan Koka./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-ministri i Metës ironizon Bashën/ “Luli është në opozitë të fortë me Linditën”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-ministri i Drejtësisë gjatë bashkëqeverisjes Rama-Meta, Ylli Manjani, i cili vinte nga radhët e LSI-së, ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ironizon Bashën, në lidhje me reagimin e djeshëm në parlament, ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Ka plasë një opozitë e fortë kundër Lindita Nikollës or ti…!!!

Pa pa pa pa, flakë jo fjalë nxjerr nga goja shoku Luli.



Jo, ta marrë vesh doktori se Luli është në opozitë të fortë me ….. Linditën!

Opozitë te borderotë e Ramës…”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Edi Paloka: Policia është kundër qytetarëve

LEXO EDHE:  Audio-regjistrim/ Dhuna e mjekëve ndaj qytetarit në spitalin e Fierit

Kujtojmë këtu se në seancën e djeshme, Basha mbajti kishte një përplasje me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, të cilës iu drejtua me fjalët “Ti je një manikinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës? Kështu është kur vendos një si ty. Turp të të vijë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Durrës/ Gjendet e pajetë një grua brenda automjetit të parkuar

Publikuar

-

Nga

Një 40-vjeçare është gjetur e pajetë në Durrës, në një automjet të parkuar prej kohës që nuk ishte funksional.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.



“Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pse Merkel nuk e vizitoi edhe Kosovën?/ Reagon Berlini

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizitojë Beogradin dhe Tiranën në atë që po quhet si udhëtimi lamtumirës i saj për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Serbi, Merkel ka takuar kreun e shtetit serb, Aleksander Vuciç, me të cilin kanë biseduar për tema që preokupojnë Ballkanin Perëndimor, specifikisht edhe për punën e dialogut dhe marrëveshjes me Republikën e Kosovës.

Pas një dite qëndrim në Beograd, Merkel sot ka fluturuar drejt Tiranës, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Por pse Merkel nuk zgjodhi që të vizitojë edhe Prishtinën gjatë këtij qëndrimi në Ballkanin Perëndimor.

Lidhur me këtë për Gazetën Express kanë folur nga zyra për media e Qeverisë gjermane.

LEXO EDHE:  “Do na merrni në qafë pash Zotin”/ Infermierë pa veshje mbrojtëse në shtëpitë e pacientëve me Covid-19

LEXO EDHE:  Edi Paloka: Policia është kundër qytetarëve



Christian Lichtwardt ka thënë se do të ishte shumë e vështirë që të vizitoheshin të gjashtë kryeqytetet për shkak të aspektit logjistik dhe për shkak të kohës.

Megjithatë thonë se janë të lumtur që të gjithë janë pajtuar për të shkuar drejt Tiranës.

“Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet.  Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”, ka thënë Lichtwardt për Gazetën Express.

Drejt Tiranës për takim me kancerlaren Merkel do të udhëtojë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

LEXO TE PLOTE